LAJMI I FUNDIT:

Cakaj: 50 diplomatë të larguar nga detyra

Cakaj: 50 diplomatë të larguar nga detyra

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, deklaroi sot se janë larguar dhe transferuar nga detyra 50 diplomatë shqiptarë.

“Qëndrimi në shërbim diplomatik kërkon sjellje korrekte dhe avancimi në detyrë, dëshmim profesional. Shqipëria nuk meriton asgjë më pak sesa meritokraci, profesionalizëm në detyrë dhe shërbim cilësor në diplomaci. Lidhur me këtë parim themelor, komunikoj se 80% e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë në botë nuk do të jenë më të njëjta. Ato duhet të ndryshojnë rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve. Ato duhet të ndryshojnë në strukturë sepse fluksi i kërkesave të qytetarëve shqiptarëve nuk mund të përballohet më as me dembelizëm as me inercinë e rutinës ditore dhe as me arrogancën e epërsisë institucionale. Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë mbi 50 përqind e pasaportave diplomatike të Shqipërisë do shpallen të pavlefshme”, bëri me dije ministri Cakaj. /TCH/Telegrafi/