Gjithçka që duhet të dini për çajin dhe nikotinën
Nikotina është një substancë që edhe pse nuk është tërësisht e padëmshme, nuk është e aq rrezikshme sesa mendohet gjerësisht. Ajo krijon varësi dhe gjendet në disa bimë, të tilla si duhani, por gjithashtu dhe në patate, domate dhe çaj.
Pavarësisht se është e pranishme në çaj, ajo absorbohet ndryshe nga nikotina në duhan. Gjethet e çajit, së bashku me disa fruta dhe perime të tjera si patatet dhe domatet, përmbajnë nikotinë, por në nivele të vogla.
Studimet vërejnë se çaji i zi, jeshil dhe oolong, përfshirë varietetet e ndryshme, mund të përmbajnë deri në 0.7 mcg nikotinë për 1/2 lugë gjelle (1 gram) të peshës së thatë. Për më tepër, një studim zbuloi se përgatitja e çajit për 5 minuta lëshon në pije vetëm gjysmën e sasisë së nikotinës që gjendet në çaj të thatë.
Nikotina në çaj absorbohet ndryshe nga nikotina në cigare dhe produkte të tjera të duhanit, pasi ajo përthithet përmes traktit tretës. Ky proces mund të zgjasë disa orë në varësi të sasisë që pini, pasi duhen afërsisht 45 minuta që 1 filxhan (240 ml) lëng të kalojë nga stomaku në zorrën e hollë.
Nikotina në duhan absorbohet përmes mushkërive, kjo rrugë e çon nikotinën në tru pothuajse menjëherë, brenda 10-20 sekondave nga thithja, por gjithsesi dhe në këtë mënyrë nikotina nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen.
Për shkak se është i pranishëm në sasi të vogla dhe absorbohet përmes tretjes, nikotina në çaj nuk konsiderohet të jetë në gjendje të prodhojë të njëjtat efekte të menjëhershme varësie si nikotina që thithet në mushkëri.
Çaji përmban nikotinë në nivele jashtëzakonisht të ulëta. Për më tepër absorbohet shumë ngadalë dhe nuk çlirohet plotësisht në çaj të lëngshëm. Kjo sasi e vogël e nikotinës nuk krijon varësi, shkruan Living.
Si i tillë, është krejtësisht e sigurt për të pirë çaj nëse jeni duke kufizuar përdorimin e produkteve të nikotinës ose duke u përpjekur t’i lini ato krejtësisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4