Nga muaji Qershor, çmimi për regjistrim në çerdhe në Komunën e Çairit është shtrenjtuar për 33%. Në vend të 1500 denarë, prindërit do të paguajnë 2 mijë denarë për një fëmijë. Qytetarët thonë se shtrenjtimi është i papërballueshëm, posaçërisht kur familjet kanë mbi dy fëmijë në çerdhe.
“Deri në dy mijë është bë ama unë 2 mijë denarë nuk kam mundësi sepse me pelena I kam dy. Tre nëse I dërgoj janë 6 mijë denarë në muaj, unë aq e mar ndihmën sociale, ku është qiraja, rryma. Me një puë privat çka ke me mri”, tha një qytetare.
“Për një fëmij do të mund të lejoja ndërsa për më shumë jo. Unë kam gjashtë fëmijë, katër vajza dhe dy djem, nuk do të kisha mundësi. Përparsi kanë shpenzimet tjera, qumështi dhe gjërat tjera për shkollë”, deklaroi një qytetar.
“Kjo është e tepër, njerëzit nuk kanë para, po habitem si po ja dalin deri në fund. Kjo Qeveri aspak nuk mendon për popullin, është për të ardhur keq. U shrenjtua çmimi i rrymës, ujit dhe tashmë edhe I çerdhes. Thonë të lindin sa më shumë fëmijë, si ti lindin kur nuk mund të mbijetojnë me një pagë”, u shpreh një qytetare.
Shtrenjtimi i çerdheve u propozua nga drejtuesit e vet çerdheve ndërsa u miratua në Këshillin Komunal. Drejtuesit e çerdheve arsyetohen me shtrenjtimin e produkteve ushqimore dhe higjienike si dhe rritja e pagës minimale.
“Çmimi I çerdheve është I njejtë që nga viti 2006 ndërsa tani jemi viti 2023. Nëse paga minimale arrin 20 mijë denarë, paga mesatare në vend arrin 33 mijë denarë. Përparsi për tu regjistruar në shkollë kanë fëmijët, prindërit e të cilëve janë të punësuar. Ne, si çerdhe nuk jemi institucione sociale. Rritja e çmimeve të të gjitha produkteve ushqimore dhe higjienike na detyroi të kërkojmë rritje të çmimit në çerdhe. Dy mijë denarë është reagim I pabazë I prindërve, sipas vlerësimit tim sepse pfrojmë mëngjes, drekë dhe rostiçeri. Ofrojmë qëndrim të fëmijëve deri në orën 18. Këtu përfshihet larje, hekurosje, përdorim rrymën industriale”, deklaroi Narell Salih Buçi, drejtore e çerdhes “Borëbardha”.
Ajo tha se rregullorja e çerdheve ofron zbritje të çmimit për raste të caktuara. Nëse shfrytëzuesi i shërbimit ka 3 ose më shumë fëmijë në çerdhe, atij i miratohet zbritje prej 50 % për fëmijën e tretë, të katërt ose të pestë. Nëse një nga prindërit vuan dënimin me burg, shfrytëzuesit të shërbimit I ofrohet zbritje 100 %. Kjo zbritje gjithashtu I ofrohet edhe shfrytëzuesit të shërbimit nëse fëmija gjatë periudhës që është I regjistruar në çerdhe I nënshtrohet një intervenimi kirurgjikal. Sipas të dhënave nga çerdhja “Borëbardha”, Maqedonia e Veriut për momentin ka çmimin më të ulët të çerdheve kundrejt Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë ku qëndrimi I fëmijëve në çerdhe paguhet nga 50 euro e më lartë, varësisht pagës së prindërve. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës