LAJMI I FUNDIT:

‘Çadra e Iftarit’ çdo natë në Gostivar për skamnorët (Foto)

‘Çadra e Iftarit’ çdo natë në Gostivar për skamnorët (Foto)

Komuna e Gostivari në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni njoftojnë se  në hapësirat e parkingut të madh përballë Qendra për Kulturë për çdo natë brenda muajit të Ramazanit, do të organizojë përgatitje të iftarit kolektiv për familjet në nevojë, gjegjësisht ‘Çadra e Iftarit’.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, përgëzoi iniciatorët për këtë vepër humane dhe njerzore, duke shtuar se për çdo natë do të përgatiten dhe servohen nga 200 ushqime për qytetarët e Gostivarit.

“Sonte ishte një kënaqësi e veçantë që bashkë me Muftiun e Muftinisë së qytetit tonë, Shaqir Efendi Fetahu, ministrat Xhaferi dhe Çako, që së bashku me qytetarët të hamë një iftarin e dytë të muajit Ramazan. Para fillimit të Ramazanit, realizuam takim me Këshillin Iniciativë dhe shfrytëzoi nga rasti të përgëzoj gjithë ato qytetarë dhe afarist të Gostivarit të cilët kanë ndarë nga buxheti i tyre familjar që 30 ditë sa zgjatë muaj i Ramazanit për gjithë ato qytetarë që nuk kanë mundësi të përgatisin ushqim, derën e kanë të hapur në tendat e vendosura përballë Qendrës për Kulturë”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta.


Nevzat Bejta - Çadra e Iftarit

Muftiu Shaqir Fetahu deklaroi që: “Sonte kishim nderin dhe kënaqësinë e veçantë të jemi në një iftar vëretë shumë të këndshëm, iftarin e dytë me radhë të thirrur nga Këshilli Iniciativë i cili këtë vit ka marrë mbi vete një kompetencë shumë të mirë dhe shumë të bukur për organizimin e iftareve përgjatë gjithë muajit të Ramazanit”.

Kryemiftiu i Gv

“Jemi këtu për të përkrahur këto organizatorë të cilët kanë sakrifikuar nga vetja pikërisht në muajin e sakrificës për të ndihmuar skamnorët për 30 ditë rresht me iftare të rregullta dhe të begata. Dëshiroj të ftoi qytetarët që kanë mundësi të japin kontributin e tyre, të afrohet tek Këshilli Organizativ dhe bashkërisht tu dilet në mbështetje të gjithë atyre familjeve që për momentin janë nevojë”, tha ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi.

Valdet Xhaferi ministri

Çadra e Iftarit

Edhe ministri Çako përgëzoi iniciatorët duke shtuar se kjo iniciativë dëshmon edhe njëherë ndjenjën humane të qytetarëve të Gostivarit, si një nga shtyllat kryesore të besimit Islam. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori