Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se do të shikohet mundësia e ri-dizajnimit të universiteteve publike. Sipas tij, universitetet në fjalë, përveç atij të Prishtinës, mund të shndërrohen në fakultete të profilizuara me nevojat e rajoneve ku ndodhen.
Ministri Bytyqi theksoi se Komisioni i formuar për të vlerësuar gjendjen e universiteteve publike, do të dalë me një raport, i cili do të tregojë qëndrueshmërinë e tyre.
Ngritja e përgjegjësisë dhe e cilësisë është e nevojshme edhe në nivelin e arsimit të lartë, ka thënë ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, për Radio Kosovën, duke shtuar se në këtë kuadër, do të shikohet mundësia për një ri-dizajnim të universiteteve publike.
Ai tha se ekziston një dallim mes universiteteve publike për nga mënyra e menaxhimit dhe cilësisë. Për këtë arsye, ministri tha se kjo situatë duhet të ndryshohet.
“Kjo ka qenë arsyeja që ne të kemi një grup punues, një komision, që të vlerësojë gjendjen e këtyre universiteteve. Ajo çka ne kemi thënë është se universitetet publike nuk mund të jenë nën Universitetin e Prishtinës. Pra, nga ana e cilësisë dhe menaxhimit, minimumi duhet të jenë në nivel të barabartë me UP-në”, tha Bytyqi.
Ministri Bytyqi, tha se grupi punues është në përfundim të raportit dhe më pas do të shihet se cila është qëndrueshmëria e universiteteve publike, përveç Universitetit të Prishtinës.
“Ne jemi të interesuar që nëse këto universitete publike nuk kanë qëndrueshmëri të cilësisë së arsimit, t’i kthejmë në dy universitete publike, pra të kalohet në kampuse të universiteteve qendrore. Konsideroj që do të jetë e mjaftueshme që Kosova t’i ketë dy universitete publike. Normalisht, që kjo do një përkrahje politike. Këto kampuse ose këto fakultete, do të shndërrohen në fakultete, aktualisht universitetet që janë në disa qytete të Kosovës”, thotë Bytyqi.
Ministri tha se shndërrimi i universiteteve publike në fakultete, do të bëhet edhe duke i profilizuar ato me nevojat e tregut të punës në rajonin ku ato ndodhen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë