Gjashtë universitetet publike që ekzistojnë në Kosovë mund të reduktohen në dy duke shndërruar të tjerat në kampuse apo degë të universiteteve qendrore.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, foli lidhur me idenë për ristrukturimin e universiteteve publike në vend që sipas tij nuk po tregojnë cilësinë e duhur.
Në një intervistë për KALLXO.com Bytyqi tha se vendimi për formimin e gjashtë universiteteve në gjashtë rajone që ishte bërë në kohën e Kryeminisrit Hashim Thaçi, ishte bërë pa vlerësim paraprak.
“Ajo çfarë është në të kaluarën në momentin e hapjes, pa dashur të diskutoj pse janë hapur gjithë këto universitete nuk është bërë një vlerësim i nevojave të hapjes së universiteteve publike…dhe kur gjërat bëhen pa vlerësim ka një risk të madh që gjërat të mos funksionojnë”, tha Bytyqi.
Ai gjithashtu tha se kundërshtimet publike që i erdhën kësaj ideje mund të jenë nga interesat që rektorët mund të kenë për të mos humbur vendin e punës.
“Këtu mund të jetë ndonjë interes individual i ndonjë rektori që mund ta sheh rrezikun që nuk do të jem rektor më, po konsideroj se interesi individual nuk mund të matet me interesin e përgjithshëm të shoqërisë”, tha Bytyqi.
Bytyqi theksoi se nëse ky plan implementohet, studentët nuk do të kenë pasoja dhe profesorët nuk do të mbesin pa punë.
“Ne nuk guxojmë edhe më tutje për x arsye të hapjes së këtyre universiteteve të lejojmë të na funksionojnë universitete publike me një cilësi të ulët dhe me një qëndrueshmëri në pikëpyetje..Këto universitete mund të jenë dy universitete në tërë Kosovën, të tjerat si kampuse apo degë të universiteteve por gjithmonë duke i rishikuar programet aktuale që ekzistojnë, nuk do të ketë asnjë ndërprerje të programit të studentëve aktualë”, tha Bytyqi.
Lidhur me riorganizimin e universiteteve, ministri Bytyqi ka formuar një grup punues i cili pritet të dalë me një rekomandim javëve në vazhdim.
Me idenë e ministrit është pajtuar edhe analisti, Dukagjin Pupovci, i cili konsideron se numri i madh i universiteteve dhe shumëfishimi i programeve të studimit në rajone po krijon një efekt zingjiror të rënies së cilësisë.
“Mendoj se është një hap i qëlluar që të analizohet gjendja në institucionet publike të arsimit të lartë pasi aty ka probleme të natyrave të ndryshme. E para, ka një mungesë të theksuar të stafit akademik të kualifikuar që, pa dyshim, ndikon në cilësi. Pastaj, ka shumëfishim të programeve mësimore që ndikon në hiperproduksion të kuadrove në disa fusha, siç është ajo e drejtësisë. E kemi edhe fenomenin e varësisë së ketyre universiteteve nga angazhimi stafit akademik të UP që ndikon në rënie të cilësisë në UP”, tha Pupovci për KALLXO.com,
Bytyqi në këtë intervistë foli edhe lidhur me çështjet e arsimit parauniversitar , ndërsa pjesë të kësaj interviste do të publikohen ditëve në vazhdim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët