LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Presim rezultate të mira nga testi PISA

Bytyqi: Presim rezultate të mira nga testi PISA

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, shpreson që testi PISA në këtë vit do të fillojë dhe do të përfundojë mbarë, dhe se pritjet janë që rezultatet e këtij testi të jenë më të mira se ato të vitit 2015.

Në një intervistë për Telegrafin, ministri Bytyqi ka folur edhe për çështjen e grevës të paralajmëruar të mësimdhënësve, duke thënë se vazhdimisht ka pasur takime me SBAShK-un. Ai thotë se ka qenë përpjekje e tyre e vazhdueshme që Ligji për punëtorët e arsimit të viteve ’90-ta të shkojë sa më shpejt në Parlament, ndonëse duket se ka probleme me buxhet.

“Qeveria është duke punuar dhe do të gjejë masa sa më të shpejta që ligji të shkojë në Parlament dhe kemi kërkuar mirëkuptim nga SBAShK-u, të mos futen në grevë mësimdhënësit për arsye se vërtetë jemi në një fazë të rëndësishme këtë vit, sepse po mbahet testi PISA. Kemi kërkuar që të mos dëmtohet ky proces, sepse është proces i jashtëzakonshëm për neve dhe për Kosovën”, ka theksuar Bytyqi.


Telegrafi: Kur pritet të mbahet testi PISA nëpër komunat e Kosovës?

Bytyqi: Siç edhe keni qenë të informuar kohë pas kohe, tashmë dihet se testi PISA 2018 fillon nesër, më 11 prill dhe zgjat deri më 5 maj 2018. Testi gjatë kësaj periudhe do të mbahet në shkollat e përzgjedhura nëpër komunat e Kosovës. Nesër është dita e parë e testit PISA dhe shpresoj që do të jetë një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe do të fillojë mbarë ky test.

Telegrafi: Cilat janë pritshmëritë tuaja në këtë test, a prisni rezultate të suksesshëm?

Bytyqi: Presim shumë që në testin PISA 2018 të kemi më shumë sukses sesa në PISA 2015, kjo për faktin se komisioni i emëruar me vendim të ministrit, ka bërë një punë shumë të madhe rreth përgatitjeve për këtë test të rëndësishëm. Është bërë një përgatitje e jashtëzakonshme dhe për herë të parë në secilën shkollë ku mbahet testi PISA secili nxënës e din peshën dhe rëndësinë e këtij testi dhe përmendet PISA, në krahasim me vitin 2015 që vetëm ditën kur janë futur në test nxënësit e kanë ditur që po mbahet testi.

Telegrafi: Çfarë do të bëni si ministri që SBASHK-u të mos hyj në grevë, më 13 prill?

Bytyqi: Lidhur me çështjen e grevës, ne vazhdimisht kemi pasur takime me SBAShK-un. Ka qenë përpjekje e jona e vazhdueshme që ligji të shkojë sa më shpejtë në Parlament, por siç e dini ka probleme me buxhet.  Në takimin e fundit e kemi informuar SBAShK-un që edhe në pjesën e shpenzimeve afatmesme është planifikuar që të kemi buxhet për Ligjin e Mësimdhënësve të viteve 90’ta dhe kemi kërkuar mirëkuptim. Qeveria është duke punuar dhe do të gjejë masa sa më të shpejta që ligji të shkojë në Parlament dhe kemi kërkuar mirëkuptim nga SBAShK-u, të mos futen në grevë mësimdhënësit për arsye se vërtetë jemi në një fazë të rëndësishme këtë vit sepse po mbahet testi PISA. Kemi kërkuar që të mos dëmtohet ky proces, sepse është proces i jashtëzakonshëm për neve dhe për Kosovën. Ne do të bëjmë përpjekje që të gjejmë një zgjidhje që të mos fillojë greva dhe shpresojë shumë që deri ditën e enjte do të gjejmë një zgjidhje. Nuk besoj që do të kishte interes dikush që të marrë përgjegjësi për të ndërprerë testin PISA në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori