Bytyqi: Pakoja e pestë e masave është në frymën e rimëkëmbjes dhe rifillimit të ekonomisë
Zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë, Fatmir Bytyqi pasdite është takuar me përfaqësues të Odës së Pavarur Hotelerike (OPH) me të cilët ka diskutuar për parashikimet e tyre lidhur me mbështetjen e deritashme të ekonomisë përmes implementimit të katër masave antikrizë, ndërsa kanë diskutuar edhe për propozimin e ri rreth pakos së pestë që pritet Qeveria ta miratojë dhe publikojë në periudhën që vijon.
Bytyqi, siç njoftuar kabineti i tij, ka thënë se Qeveria që nga fillimi, duke pasur parasysh ndikimin global të pandemisë si dhe masat kufizuese për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së koronavirusit ka detektuar sektorin hotelerik dhe turistik si sektorë që kanë pasoja negative. Mu për këtë, ka shtuar Bytyqi, Qeveria deri tani ka krijuar katër pako të masave ku fokusi kryesor është vënë në mbështetjen e sektorit hotelerik dhe turistik, por edhe në sektorët tjerë që shënojnë humbje për shkak të pandemisë.
“Qeveria punon në pakot e masave që do ta lëvizin ekonominë përpara. Në pakot e mëparshme, gastronomia dhe turizmi janë mbështetur seriozisht, pasi shteti me dekret e kufizoi punën e tyre. Për momentin është fakt se gastronomët kanë mundësi të punojnë, kuptohet duke ndjekur protokollet që Komisioni për sëmundje ngjitëse i ka propozuar, ndërsa Qeveria i miratoi. Në kohën e kësaj krize botërore, ne të gjithë po adaptohemi, por ajo që është parim që e kemi nga fillimi dhe pas gjitha politikave që i sjellim, është solidariteti dhe drejtësia në krijimin e masave. Pakoja e pestë e masave është në frymën e rimëkëmbjes dhe rifillimit të ekonomisë”, ka nënvizuar zëvendëskryeministri Bytyqi.
Qeveria, siç ka theksuar, vazhdon të jetë e përkushtuar në dialog të hapur dhe konstruktiv me të gjitha palët e prekura që nënkupton konsultime mes aktorëve dhe proces inkluziv gjatë krijimit dhe miratimit të masave ekonomike. Kjo është veçmë praktikë e vendosur e cila do të vazhdojë më tej. Takimet me aktorët e prekur me përfaqësuesit e Qeverisë caktohen sipas resorëve adekuat që të mund të dëgjohen të gjithë, zëri i të cilëve duhet të dëgjohet. Të gjitha propozimet që janë dorëzuar deri te Qeveria dhe ministritë resorë me kujdes do të shqyrtohen dhe konsultohen mes të gjithë resorëve ekonomikë, ndërsa në fund sillet vendim në seancë të Qeverisë si trup kolektiv që sjell vendime me konsensus ku ato më pas i kumtohen opinionit.
“Në frymën e qasjes së hapur të kësaj qeverie i ftoj të gjitha degët e Odave që ndjejnë se nuk janë paraqitur mjaftueshëm të organizohen në trup që ata konsiderojnë se është adekuate që të mund të lehtësojmë komunikimin dhe të rrisim përfaqësimin e të gjithë atyre që meritojnë të jenë të dëgjuar”, ka shtuar Bytyqi.
Propozimi i pakos së pestë i cili ende nuk është i finalizuar, përmban rreth njëzet masa që janë të targetuara të mbështesin sektorët dhe qytetarët më të prekur nga kriza shëndetësore dhe socio-ekonomike, me fokus në ruajtjen e likuiditetit të kompanive dhe shpëtimin e vendeve të punës. por edhe të nxisin kompanitë që të vazhdojnë të zhvillohen dhe rriten.
Kryetari i Odës së Pavarur Hotelerike (OPH), Zdravko Josifovski tha pas takimit se OPH për herë të parë komunikoi drejtpërdrejtë me Qeverinë dhe në një farë mënyre, siç tha ai, “kontribuon në sjelljen e masave për mbështetje dhe ndihmë të industrisë gastronomike në vend”.
“Kishim pothuajse dy orë bisedime, diskutime dhe sqarime rreth kërkesave tona, si dhe prezantimi të pakos së masave të përgatitura nga shteti. Nga pesë kërkesat tona, tre pothuajse plotësisht janë përmbushur, kërkesa e katërt mbetet që të përpunohet, ndërsa në lidhje me të pestën nuk kishte. Me siguri muaji janar në një mënyrë është humbur sa i përket subvencionimit të pagave, por shteti punon dhe bën përpjekje se si t’i kompensojë në periudhën e ardhshme”, tha Josifovski.
Ai ka informuar se është dakorduar që të mbahet edhe një takim me zëvendëskryeministrin Bytyqi, ndërsa nëse kushtet nuk lejojnë për shkak të protokolleve dhe numrit të pjesëmarrësve, takimit mund të mbahet edhe virtualisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova