LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Nuk do të ketë mbyllje të universiteteve

Bytyqi: Nuk do të ketë mbyllje të universiteteve

Në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, ku raportoi ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, u shtrua çështja e “mbylljes së mundshme të universiteteve”, të cilën ky i fundit e quajti keqkuptim të mediave.

Ai siguroi se nuk do të ketë mbyllje të universitetit publik, porse theksoi se do të përkushtohen që të përmirësojnë gjendjen e pa tolerueshme në të cilën siç tha ai, ndodhet sot UP-ja.

“Çka planifikohet në Universitetin e Prishtinës është që nevojiten më shumë punime shkencore dhe diskutime të ndryshme. Edhe çështjet problematike të UP-së si çështja avancimeve akademike do të shqyrtohen. Ne nuk kemi thënë se do të mbyllin universitetin, por do të shohim cilësinë dhe do të shohim raportin final. Por ajo që ne po mendojmë është që të mos e tolerojmë që UP-ja të jetë në nivelin që është sot. Nuk jemi të kënaqur me kolegjet private. Nuk është cilësia në nivelin e duhur. Duhet të fillojnë të vendosin rend dhe rregull në shtëpitë e tyre sepse nuk janë mirë,” tha ai.


Ministri Bytyqi raportoi para komisionit edhe për mundësinë e organizimit të një provimi shtetëror për të klasifikuar studentët të cilët diplomojmë, pa prekur notën mesatare të tyre.

“Të gjithë studentët duhet t’i nënshtrohen provimit shtetëror për diplomën të cilën e marrin. Provimi shtetëror do të jetë klasifikues, studentët e nivelit të parë dhe të dytë, pa prekur notën mesatare të studentëve”, bëri të ditur ai.

Edhe këshilltari i ministrit të Arsimit, Arben Dermaku theksoi se nuk ka shuarje të universiteteve publike, ka organizim në formë të kampuseve.

Kështu sipas tij, nuk humbasin asgjë studentët, vetëm bëhet një organizim. Sipas tij, të gjitha universitet të kenë karakteristikat e veta.

“Ne si grup bëjmë të ditur se nuk do të ketë mbyllje të universiteteve, por vetëm riorganizim menaxherial i tyre… Ne duhet që universitetet aktuale t’i profilizojmë. Ideja është që t’i gjejmë idetë sipas secilit qytetet se si t’i profilizojmë”, tha ai.

Anëtari i Komisionit të Arsimit, Nezir Çoçaj u shpreh i rezervuar sa i përket ndarjes së universiteteve në dy regjione, Prishtinë dhe Dukagjin, teksa theksoi se me këto kushte çfarë janë në UP është e pamundur të ketë cilësi të mirë në universitetin publik.

“Numri i studentëve në UP është shumë i madh dhe është e pamundur me pas cilësi të duhur me këto mundësi. Unë kam pritur që do të takoheni më rektorët dhe kuptoni se për çka kanë nevojë. Çështja e ndarjes së universiteteve në dy regjione Prishtinë e Pejë nuk është në rregull sipas meje. Nuk është e mundur që mësim në master të ligjërojë një profesor që ka vetëm master”, u shpreh ai.

Ndërsa, Albulena Balaj- Halimi tha se versioni i parë i propozuar nga Dermaku është më i rëndësishëm. Sipas saj, nuk ka nevojë të jenë universiteti, por duhet të jenë kampuse në secilin qytet dhe jo secili universitet të ketë çdo drejtim. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori