LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Në Evropë, jo vetëm fizikisht por edhe emocionalisht

Bytyqi: Në Evropë, jo vetëm fizikisht por edhe emocionalisht

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova dhe ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi kanë mbajtur ligjëratë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, ku iu bënë apel nxënësve që të studiojnë në ato fusha që Kosova ka mungesë të kuadrove.

Apostolova foli edhe për kampanjën vetëdijesuese  me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit, me ç’rast përmendi edhe hapat konkret që duhet të bëhen në mënyrë që të ketë rezultate.

Ndërsa duke folur për Ditën e Evropës, Apostolova përmendi edhe faktin se nuk është e lehtë të merren vendime nga 28 shtete.


Derisa bëri të ditur se ka shtete që dalin nga BE-ja,  por që së shpejti pritet të integrohen 6 shtete tjera.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se janë të përkushtuar në ofrimin e kushteve sa më të mira në Kosovë.

“Ne si Ministri e Arsimit e kemi obligim që të ofrojmë kushte sa më të mira për të rinjtë nëpër shkolla. E më e rëndësishmja është dhënia dhe marrja e dijes në mënyrën më produktive. Këtë obligim së pari mësimdhënësit e pastaj edhe nxënësit”, tha ai.

Sipas tij, Kosova nuk është vetëm fizikisht vend i Evropës, por është e drejtuar kah Evropa edhe emocionalisht. /kp/Telegrafi/