Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, përmes një letre të gjatë ka kërkuar nga rektori i Universitetit të Prishtinës të bëhet pjesë e misionit për ngritjen e cilësisë në arsim.
Reagimin e rektorit pas urdhëresës administrative “Parimet e Njohjes së Platformave dhe Revistave Ndërkombëtare me Recension”, ministri Bytyqi e quan “dobësi” të tij.
“Thënë të drejtën, sjelljen e Rektorit e kam marrë si një dobësi, e jam munduar dhe e kam për detyrë të mos i ndikoj marrëdhëniet tona Ministri – Universitet, edhe pse urdhëresa administrative nuk do sakrifikohet për nivelin e këtyre marrëdhënieve”, ka shkruar ministri Bytyqi.
Ai tutje ka shkruar se kur e ka marrë detyrën e ministrit ka pasur dy detyra, ku njëra prej tyre sipas tij është të mos cenojë pavarësinë e askujt, duke pretenduar se nuk ka shkelur pavarësinë e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, transmeton Kallxo.com.
Në letrën drejtuar rektorit Marjan Dema, ministri thotë se nuk do të ndalet së kërkuari cilësi në arsim dhe se kushdo që nuk sjell cilësi do të vihet para përgjegjësisë.
Ky është shkrimi i plotë i ministrit, Shyqri Bytyqi:
Rektor, bëhu pjesë e misionit tonë për ngritjen e cilësisë në Arsim.
Opinion i nderuar, ju palë të interesit, bazuar në reagimin që ka shkaktuar urdhëresa administrative nr. 01/2018, “Parimet e Njohjes se Platformave dhe Revistave Ndërkombëtare me Recension”, çka Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, z. Dema, duket se u ndje i atakuar dhe reagoi goxha pa sens profesional madje edhe me të pavërtetat.
Thënë të drejtën, sjelljen e Rektorit e kam marrë si një dobësi, e jam munduar dhe e kam për detyrë të mos i ndikoj marrëdhëniet tona Ministri – Universitet, edhe pse urdhëresa administrative nuk do sakrifikohet për nivelin e këtyre marrëdhënieve.
Kur e kam marrë të drejtoj Dikasterin e Arsimit, njërin ndër sektorët më bazik të shoqërisë, i kam vënë vetes dy detyra krejt themelore,
a) të mos bëjë kompromis me asnjë që nuk jep rezultate, sepse ata që nuk japin rezultate edhe thellojnë të këqiat, dhe
b) të mos cenoj pavarësinë e askujt që nuk më takon.
Cilësia e arsimit kërkon nga ne të reagojmë me punë e të kërkojmë përgjegjësi. Në kuadër të këtij mëtimi rezultoi edhe Urdhëresa Administrative për “Parimet e Njohjes se Platformave dhe Revistave Ndërkombëtare me Recension”.
Duam të sçarojmë opinionin se ne nuk jemi marrë me jetën private të askujt por kemi kërkuar e do vazhdojmë të kërkojmë cilësi në arsimin e lartë kudo në vendin tonë, me këtë edhe në UP “Hasan Prishtina”.
E garantoj Opinionin, Rektorin, e këdo palë interesi se derisa unë të jem në drejtim të këtij dikasteri dhe derisa qeveria Haradinaj do ketë këtë frymë ne nuk do rreshtim së kërkuari cilësi, dhe kushdo që nuk sjell cilësi do i duhet të vëhet para përgjegjësive varësisht nga pozicioni ku gjindet sot.
Ne do përpiqemi të krijojmë rrethana, ku secili të ndjehet i vlerësuar e me mundësi, cilido që e bënë punën e vet mirë e në thirrje të titullit të tij akademik. Shpresoj t’ia dalim kësaj, që ta mposhtim menaxhimin jo efikas, e cila po e bren arsimin tonë të lartë përmes mos aplikimit të standardeve të kërkuara në drejtim të zhvillimit të këtyre institucioneve.
I bëjmë thirrje edhe Rektorit Dema të na bashkohet në këtë mision, i cili nuk do pushoj me mandatin tonë dhe do mbetet sfidë e vazhdueshme, por që do ia vlejë për brezat.
Edhe pse konferenca për shtyp e Rektorit Dema më la një shije të hidhur dhe mediat tashmë e kanë demantuar duke ofruar dëshmi me fjalë e me foto të takimeve tona, unë mbetem i fokusuar tek misioni im sikurë që pres edhe rektori të mbetet i fokusuar tek detyra e tij dhe obligimet që i dalin. Ne do jemi të palodhur për bashkëpunimin me këdo institucion të çfarëdo niveli të arsimit, por edhe nuk do harrojmë detyrat që na shtron drejtimi i dikasterit dhe gjendja e rëndë në Arsim.
Kjo gjendje e rëndë në arsim ka edhe faktorët e fajtorët. Faktorët do përpiqemi t’i përmirësojmë derisa për fajtorët shteti ka ndërtuar mekanizma tjerë që nuk janë natyrë e punës sonë.
Duke punuar shumë dhe me ndershmëri e profesionalizëm do ia dalim /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
SPAK kërkon ta dënojë me një vit burg për “korrupsion në zgjedhje”, kryebashkiaku i Rrogozhinës mbërrin në GJKKO
Ndërpritet pragu i alarmimit në Kërçovë
Rama lajmëron krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit: Linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla e të mesme
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë