Bytyqi: Ekonomia nuk mund të pret në zgjidhje afatgjate për fuqinë punëtore, nevojiten punëtorë menjëherë
Importi i fuqisë punëtore nuk mund të jetë zgjidhje afatgjate në asnjë vend, por ekonomia nuk mund të pret me vite në zgjidhje afatgjate, por i nevojitet fuqi punëtore menjëherë, porositi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas fjalimit të konferencës rajonale me temë: “Si të sigurohet bashkëpunimi më i madh mes ekonomive nga Ballkani Perëndimor – sfida dhe mundësitë”, që e organizon Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut”, tha se punëdhënësit nëse do të mundeshin do të ofronin paga më të mëdhe që t’i tërheqin të papunët që t’i pranojnë vendet e punës që ofrohen në trgun e punës.
“Në tre vitet e fundit pagat janë më të larta nga ato që kanë qenë më parë, por në Agjencinë për punësim sot ka 9.628 vende të lira pune. Para vetëm një jave ishin të lira 7.500 vende pune”, tha Bytyqi. Theksoi se në Agjencinë për punësim janë regjistruar 115.000 të papunë.
Vendet e lira pune, sipas Bytyqit, duhet të plotësohen që andej, por fatkeqësisht nuk po plotësohen.
“Në asnjë vend zgjidhja afatgjatë nuk është importi i fuqisë punëtore, por ekonomia nuk mund të presë zgjidhje afatgjata pesë deri në dhjetë vjet. Çfarë do të bëjë ekonomia nëse këto vende pune nuk plotësohen për pesë vjet – do të thotë mbyllje e kompanive. Këto vende pune janë të hapura sepse u nevojiten kompanive që të ofrojnë aktivitetin primar për të cilin janë regjistruar”, theksoi Byyqi
Ai theksoi se gjendja aktuale me fuqinë punëtore në vend është pasojë e punës së disa zyrtarëve që kanë filluar punën në vitin 1991.
“Me siguri atje qëndron përgjigja për atë që po flasim sot. Nuk mund të mbaj përgjegjësi për sjelljen e dikujt 20, 30, 10 apo pesë vite më parë”, thekson Bytyqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale