LAJMI I FUNDIT:

Byrnes-Xhaferi: Urime nga SHBA-ja për zbatimin e zgjedhjeve kuvendare

Byrnes-Xhaferi: Urime nga SHBA-ja për zbatimin e zgjedhjeve kuvendare

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot në kabinetin e tij e pranoi ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kate Marie Byrnes me bashkëpunëtorët e saj.

Në takim, sipas njoftimit, kryetari Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen që ambasada amerikane dhe SHBA ia japin Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast theksoi se për ne është me rëndësi thelbësore fokusi i mbajtur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendit tonë dhe rajonin në tërësi.

Kryetari Xhaferi e informoi ambasadoren Bërnz për angazhimin e pritur të Qeverisë së re në drejtim të pandemisë dhe masave për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, për masat ekonomike për mbështetjen e popullatës dhe përgatitjen e strategjisë për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, si tre prioritete kryesore të veprimit. Ai po ashtu foli edhe për aktivitetet e planifikuara të Kuvendit deri në fund të këtij viti.


“Sipas njoftimit të shërbimit kuvendar për shtyp, ambasadorja Byrnes e përgëzoi Kryetarin Xhaferi për zbatimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare, për formimin e institucioneve dhe për rizgjedhjen e tij në funksionin e Kryetarit të dhomës ligjvënëse. Ajo theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur përparim të konsiderueshëm për një periudhë të shkurtër, sidomos në fushën e integrimit euroatlantik. Shkëlqesia e saj tha se me rëndësi kyçe është që në Kuvend të formohet mbështetje sa më e gjerë për realizimin e qëllimeve strategjike, veçanërisht në aspekt të NATO-s dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo nënvizoi se njëlloj të rëndësishëm
janë edhe lufta kundër korrupsionit, çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë nacionale dhe prejardhjen e investimeve, si edhe nxjerrja e Ligjit për antidiskriminim”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit, u vlerësua se të dy vendet si partnerë strategjik, do të vazhdojnë me bashkëpunimin e frytshëm si edhe deri tani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori