“Debati për realizimin e mbrojtjes gjyqësore dhe juridike për mjedisin jetësor vjen në moment të vërtetë nëse jo edhe në moment kritik. Përderisa shpesh dëgjojmë për pastrim parash dhe mashtrim gjatë furnizimeve publike, veprat penale në lidhje me mjedisin jetësor në mënyra të ndryshme mbeten nën hije, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut. Veprat kriminale si prerja ilegale ose ndotja e ajrit përfaqësojnë kërcënim serioz për mirëqenien tuaj dhe për mjedisin jetësor të vendit tuaj të bukur. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për zjarre pyjore në Strumicë ose uragani Ida në New York, ne sot dëshmojmë për ndikim nga aktivitetet tona ndaj klimës dhe mjedisit jetësor”
Këtë e theksoi ambasadorja e SHBA-së në vend, Kate M. Byrnes në hapjen e debatit njëditor në Shkollën e Ohrit për të Drejtën Natyrore, e quajtur “Baza e reformës në sistemin juridik në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe drejtësisë ekologjike”, që u mbajt dje në format virtual.
“Për fat të mirë, ekzistojnë aktivitete të cilat mund t’i ndërmarrim. Ju bëj thirrje që të përgjigjeni duke e shfrytëzuar kreativitetin tuaj duke i hulumtuar ligjet e nevojshme për ndjekjen e veprave penale nga sfera e mjedisit jetësor. Por, përgatitja e ligjeve dhe reformave nuk është e mjaftueshme. Ligjet duhet të zbatohen. Hetimet duhet të ngriten, ndërsa gjykimet duhet të përfundojnë para se gjykatësi i porotës të pensionohet ose të vjetërsohet lënda. Shkelësit duhet të përgjigjen pa marrë parasysh përkatësinë politike ose madhësinë e biznesit. Vendimet ligjore duhet të vlejnë për këdo, ndërsa të gjithë qytetarët dhe bizneset të jenë të barabartë para ligjit”, tha ambasadorja amerikane.
Të gjithë, pa marrë parasysh nëse jetojmë në Shkup ose Ohër, shtoi ajo, kemi të drejtë të thithim ajër të pastër dhe të shëndoshë, ndërsa ligji duhet ta mbështesë atë të drejtë.
“Duke punuar bashkë, jam e bindur se Maqedonia e Veriut do ta vazhdojë rrëfimin e saj reformues për rritjen e transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe dhënien fund të mosndëshkimit, duke i mbrojtur qytetarët e tyre dhe mjedisin jetësor”, porositi ambasadorja Bërnz dhe ju bëri thirrje studentëve dhe gjykatësve, prokurorëve, avokatëve të ardhshëm që të ndihmojnë me punën e tyre në avancimin e sundimit të drejtësisë duke filluar që sot, duke kërkuar përgjegjësi nga pushteti dhe institucionet.
Në ngjarjen, që u ishte dedikuar studentëve të drejtësisë, ekspertëve dhe përfaqësuesve të sektorit qytetar, Bërnz paralajmëroi se SHBA-ja do ta vazhdojë mbështetjen për vendin sa i përket mbrojtjes së mjedisit jetësor përmes ndihmës në hetimet kundër prerjes ilegale dhe ndotjes së ujërave, ndërsa paralajmëroi edhe ardhjen e ekspertit amerikan për përfaqësim gjyqësor dhe ligj për mjedis jetësor i cili do të ligjërojë në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin e EJL-së.
Konferenca kishte për qëllim që ta tërheqë vëmendjen drejtë hapave të nevojshëm për realizimin e mbrojtjes juridike dhe gjyqësore të mjedisit jetësor. Ngjarja ishte organizuar nga Qendra për Hulumtime Strategjike pranë ASHAM, ndërsa financiarisht mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova