Byrnes: Qeveria të formohet në afatet e parapara, kryeministri në duart e deputetëve
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup, Kate Marie Byrnes në një bisedë ekskluzive për gazetën “KOHA”, ka folur për aktualitetin politik në vend, formimin e Qeverisë së re, si dhe për idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar.
Ajo vlerëson se duke pasur parasysh situatën me krizën shëndetësore me Covid-19, liderët e partive politike duhet t’i respektojnë afatet e parapara dhe sa më shpejt t’i formojnë institucionet e vendit.
“Ne presim që partitë të mblidhen dhe t’iu përmbahen afateve. Duke pasur parasysh krizën me COVID-19 dhe çështjet e tjera të rëndësishme me të cilat përballet vendi, arritja e marrëveshjes për një qeveri të re që do të jetë në gjendje të zgjidhë këto çështje, është prioritet”, tha për gazetën “KOHA”, ambasadorja Kate Marie Byrnes.
E pyetur për idenë e BDI-së për kryeministrin e parë shqiptar, ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Marie Byrnes thotë se sistemi pluralist i Maqedonisë së Veriut mundëson zgjedhjen e kryeministrit me votat e shumicës së deputetëve, pavarësisht përkatësisë etnike.
“Varet nga shumica në parlament për të votuar qeverinë e ardhshme. Kualifikimet e caktuara të kryeministrit dhe aftësia e tij ose saj për të marrë mbështetjen e një shumice të deputetëve janë, për nga natyra e sistemit tuaj parlamentar, faktorët vendimtarë këtu, pavarësisht përkatësisë etnike ose politike”, thotë ambasadorja amerikane në Shkup. Duke folur për prioritetet që duhet të ketë qeveria e ardhshme, ambasadorja Kate Marie Byrnes, thotë se ajo duhet ta shfrytëzojë momentin.
“Qeveria e re do të duhet t’i përcaktojë prioritetet e saj. Nga këndvështrimi ynë, ne shpresojmë që ajo do të synonte ta kapitalizojë momentin e mundësuar nga anëtarësimi në NATO dhe përparimi drejt BE-së. Implementimi i reformave të nevojshme dhe adresimi i çështjeve të sundimit të ligjit dhe korrupsionit, përfshirë administrimin e drejtësisë pa pandëshkueshmëri, do të jenë vendimtare për këtë proces. Gjëja më e rëndësishme është të mos humbni vrullin”, tha Kate Marie Byrnes.
Nga ambasadorja amerikane në Shkup, gazeta Koha ka kërkuar të komentojë edhe mohimin e rezultateve zgjedhore nga Koalicioni ASH-Aletrantaiva. “Koalicioni opozitar i komunitetit shqiptar ASH/Alternativa ka kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve. Cili është vlerësimi juaj për përkushtimin e Selës në angazhimin euro-atlantik të vendit?- pyetëm ambasadoren Kate Marie Byrnes, e cila u përgjigj: “Ne do të punojmë me secilën palë ose parti që ka qëllimin ta shohë Maqedoninë e Veriut të vazhdojë rrugën së saj Euro-Atlantike”.
Nga ambasada e SHBA-së në Shkup, bëjnë të ditur se deri tani kanë ndihmuar Maqedoninë e Veriut me 2.7 milionë dollarë, për t;u përballur me pasojat e krizës të shkaktuar nga pandemia e covid 19. “Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar me mbi 2.7 milion dollarë për të shtuar përgjigjen kombëtare ndaj COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Ndihma amerikane ka mbështetur përpjekjet qeveritare, përfshirë ato të udhëhequra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit dhe Shkencës; Komisioni Shtetëror Zgjedhor; dhe autoritetet e zbatimit të ligjit, gjyqësore dhe inspektimit. Ne gjithashtu mbështetëm nismat e sektorit privat, siç janë ato të udhëhequra nga institucionet e mikrofinancave, si dhe ato të udhëhequra nga organizatat e shoqërisë civile, përfshirë kapitujt kombëtar dhe lokal të Kryqit të Kuq”, ka thënë në intervistën e saj për gazetën Koha, ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes. //koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës