LAJMI I FUNDIT:

Byrnes në takim me Mariçiq: SHBA-ja mbetet mbështetëse e fortë e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut

Byrnes në takim me Mariçiq: SHBA-ja mbetet mbështetëse e fortë e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut

Mbështetja e SHBA-së për procesin integrues evropian të vendit tonë, rëndësia dhe domosdoshmëria e progresit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane, janë ndër temat e diskutuara në takimin e sotëm të zëvendëskryeministrit Çështjet Evropiane Bojan Mariçiq me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes.

Siç njofton Sekretariati për Çështje Evropiane, zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu besimin se reformat mbeten në fokus, por në të njëjtën kohë nevojitet një rezultat i qartë dhe i sigurt për të ardhmen evropiane të rajonit.

Në prag të seancës së përbashkët me Qeverinë e Bullgarisë, zëvendëskryeministri Mariçiq i prezantoi ambasadores Byrnes mënyrën se si do të formohen grupet e punës dhe do të funksionojnë në kuadër të qasjes së re me Bullgarinë, të cilat pritet të lëvizin procesin e tejkalimit çështjet e hapura, por edhe të jetë një bazë e mirë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, sektorëve civilë dhe të biznesit.


Në fund, siç theksojnë ata, zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Mariçiq theksoi se forcimi i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri ynë strategjik me të cilin kemi marrëdhënie të ngushta të kahershme, është i një rëndësie të madhe sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një nga mbështetësit kryesor të agjendës së reformave drejtë ntegrimeve evropiane.

Ambasadorja Byrnes uroi zëvendëskryeministrin Mariçiq për postin e ri, duke shprehur besimin në angazhimin e tij personal për të dhënë një kontribut të madh në procesin e integrimit evropian të vendit brenda mandatit

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori