LAJMI I FUNDIT:

Bylykbashi: PS prishi formulën, miratimi të enjten, i pamundur

Bylykbashi: PS prishi formulën, miratimi të enjten, i pamundur

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar këtë mbrëmje se, votimi i reformës në drejtësi të enjten në Parlament është i pamundur për shkak të mosdakordësisë për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të 4 organeve të drejtësisë, përfshirë KLGJ dhe KLP.

“Kjo formulë ka qenë nga fillimi deri në fund elementi kyç. Në mbledhjet negociuese unë kam deklaruar se formula për zgjedhjen e këtyre anëtarëve do të jetë e njëjtë si për vetingun. Përfaqësuesi i PS ka thënë se ndarja e anëtarëve do të jetë 3 me 2. E konfirmoj se kjo ka qenë përgjatë gjithë negociatës së të hënës dhe është dhënë kjo përgjigje: formula për vetingun do të jetë e njëjta për këto organe”, ka deklaruar Bylykbashi.

Këto deklarata ai i ka bërë nga salla e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën, ku i pranishëm veç deputetëve të PD ka qenë edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Bylykbashi ka theksuar se, “kjo është formula që përmban opinioni i Komisionit të Venecias e që përmban propozimi hibrid i bërë nga ndihmës sekretarja e Shtetit, Victoria Nuland”.


“Zoti Xhafaj ka sjellë një formulë për të cilën nuk është rënë dakord. Me veprimin e tyre, anëtarët e PS po vënë në pikëpyetje miratimin e marrëveshjes nga parlamenti nesër. PS po vepron në mënyrë tinëzare për të prishur konsensusin”, ka shtuar Bylykbashi.

Duke nënvizuar se, kjo formulë është propozuar në negociatat e së hënës, ku sipas tij dhe është rënë dakord, negociatori demokrat ka shtuar se, “kjo është e vërteta dhe çdo gjë tjetër është keqinformim”.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, deputeti i PD ka lënë të nënkuptohet se mund ta votojë formulen në komision duke bashkuar votat pikërisht me Vasilin e LSI-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori