Billie Roocroft nga Lancester i Anglisë, po i paralajmëron të tjerët për rrezikshmërinë që mund të ndodhë, pasi e pësoi vet kur buzët iu dyfishuan në masë dhe i plasaritën.

Infermierja 23-vjeçare, mendoi se dinte të kryente gjithçka vet dhe bleu preparatin që kushton 120 euro, transmeton Telegrafi.


Procedura që e kreu në dhomën e ditës së shtëpisë së saj, nuk shkoi si duhet dhe brenda gjysmë ore buzët e saj kishin marrë përmasa enorme.

Kur kontaktoi mjeken prej të cilës e kishte blerë preparatin, ajo i tha se kremi ia ka mpirë buzët dhe gjithçka kthehet së shpejti në normalitet.

“Prej buzëve më dilte masa me të cilën i mbusha, ishte e tmerrshme. Procedura që mendova se do të më zbukuroi, më ka shëmtuar”, ka thënë Roocroft.

Vizita e domosdoshme te mjeku, e ka lënë atë me një faturë të lartë, pasi i duhen edhe disa procedura mjekësore, që t’i kthehet normalitetit. /Telegrafi/

Buzet foto 2

Buzet foto 3

Buzet foto 4

Buzet foto 5