BUZËQESH GRUA

Alda Merini (1931–2009)
Poezi nga: Alda Merini
Përktheu: Lefter Shomo
Buzëqesh grua,
Gjithmonë buzëqeshi jetës,
edhe kur ajo s’të buzëqesh.
Buzëqeshu dashurive të cofura,
U buzëqesh dhimbjeve të tua,
gjithandej buzëqesh.
Do të jetë buzëqeshja jote
drita në rrugëtimin tënd,
fari për detarët e humbur.
Do të jetë buzëqeshja jote
një fërfërimë krahësh,
Rreze dielli për të gjithë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































