Ushtria e Kosovës për vitin 2020 pritet ta ketë buxhetin e saj 13 milionë e 400 mijë euro, pjesa dërmuese e këtyre mjeteve financiare do të destinohen për blerjen e armëve dhe municionit. Rritje të buxhetit 100 për qind sikur për FSK-në, do të ketë edhe për policinë e Kosovës nga 1.3 milionë në 2.5 milionë euro.
Kjo rritje e buxhetit për këtë vit ka për qëllim forcimin e ushtrisë, policisë dhe sovranitetin e vendit tonë.
Po në këtë vit sikur në vendet e rajonit, pritet që Kosova me Kodin e ri të doganës dhe akcizës të ngritë limitin e lirimeve doganore për mallrat e importuara, nga 20 euro sa është aktualisht në 40 euro.
Ministri në detyrë i Financave, Lulëzim Rafuna në një intervistë për KosovaPress se buxheti është interes publik për vendin dhe për sigurinë e vendit, sipas të cilit, duhet të procedohet tutje dhe të ketë një ujdi mes partive parlamentare për ta votuar buxhetin rreth 2.5 miliardë euro.
Rafuna thotë se buxheti i vitit 2020 është buxhet më i lartë se i vitit paraprak, 2 miliardë e 467 milionë euro i cili nuk parash ngritjen e ndonjë tatimi ekzistues apo ndonjë tatimi të ri, teksa shtoi se buxheti rritet nga zhvillimi i aktiviteteve ekonomike. Madje, ky projektbuxhet buxhet nëse arrin të votohet në kuvendin e Kosovës, pas marrëveshjes ndërmjet dy subjekteve politike, LV dhe LDK, nuk do të pësoi ndryshime të mëdha dhe prioritet do ta ketë zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë dhe fushën e drejtësisë.
“Ky buxhet prioritet ka zhvillimin ekonomik të vendit, arsimin shëndetësinë si dhe fushën e sundimit të ligjit… Për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për policinë e Kosovës buxheti është rritë në 100 për qind, te pjesa e armatimit dhe municionit. Buxheti për ushtrinë ishte 6 milionë e 700 mijë euro, tani 13 milionë e 400 mijë, për policinë e Kosovës ishte 1 milionë e 300 mijë ndërsa tani është 2 milionë e 500 mijë. Qëllimi është që ta forcojmë ushtrinë, policinë dhe ta forcojmë sovranitetin e vendit tonë”, thotë Rafuna.
Ministria e Financave, sipas ministrit në detyrë, ka përgatitur Kodin e ri të doganës dhe akcizës, meqë në Bashkimin Evropian kanë ndryshuar direktivat, por edhe në vendet si Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë bërë adoptimet e fundit të direktivave të BE-së, ku edhe është ngritë limiti i lirimeve për vlerën e mallrave të importuara.
“Edhe ne e kemi përgatitur draftin, i cili tani gjendet në Ministri të Financave dhe besojmë që me Qeverinë e re, që do të vjen, drafti do të procedohet tutje në Kuvendin e Kosovës për aprovim ku do të jetë e njëjta vlerë, pra në 40 euro, për arsye se do të jetë e harmonizuar me direktivat e BE-së. Kodi i doganës dhe akcizës është ende në Bruksel për komentet e fundit për faktin se ne shkëmbejmë në periudha të rregullta. Me hyrjen në fuqi të Kodit të doganave dhe të akcizës, të riun, do të vijmë deri te kjo vlerë e lirimit sikurse në Maqedoni të Veriut , Shqipëri dhe do të jetë e harmonizuar me vendet e tjera”, deklaron Rafuna.
Ai beson që qeveria e re do ta procedon dhe do të aprovohet në Kuvend të Kosovës që të hynë në fuqi këtë vit, për arsye se është edhe kërkesë që del nga raporti i progresit i Komisionit Evropian për vendin. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë