Kuvendi i Kosovës dje i ka dhënë dritën e gjelbër formimit të ushtrisë së Kosovë. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga tash e tutje do të jetë Ministri e Mbrojtjes dhe pjesëtarët së FSK-së do të jenë ushtarët e vendit.
Por cili është buxheti që kjo Ministri do të ketë për vitin e ardhshëm 2019 dhe sa u rrit ajo në krahasim me vitin që shkoi?
Për vitin që vjen, me draft-buxhetin e Qeverisë, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) pritet të ketë një buxhet pre 58.6 milionë euro.
Sipas kategorive të shpenzimeve të këtij buxheti, rreth 40 për qind e këtij buxheti të paraparë, pritet të shkojë për paga dhe mëditje. Kategoria e cila radhitet më pas për nga shpenzimi i këtyre mjeteve janë: shpenzimet kapitale të cilat marrin pjesë me 37.8 për qind, pastaj shpenzimet për mallra dhe shërbime me 20.6 për qind dhe shpenzimet komunale me pjesëmarrje prej 1.6 për qind.
Në raport me buxhetin e vitit 2018-të, buxheti i përgjithshëm i MFSK-së ka shënuar një rritje prej 9.4 për qind.
Rritje të këtij buxheti kemi te pagat dhe mëditje në niveli prej 5.7 për qind apo shprehura në vlerë kjo kategori në llogari të saj do t’i ketë mbi 1.2 milionë euro më shumë, shkruan Kallxo.com.
Vlen të përmendet se numri i të punësuarve në këtë dikaster të sigurisë këtë viti ishte 3, 324 punonjës përderisa më këtë projekt buxheti pritet të rritet numri në 156 persona më shumë.
Rritje të buxhetit për shpenzime kapitale. Mbi 3.4 milionë euro më tepër buxhet do të ketë kjo kategori.
Për dallim të gjitha kategori e shpenzimeve për të cilat është paraparë të ketë rritje të buxhetit, rënie do të ketë vetëm për shpenzimet komunale.
Buxheti i MFSK-së:
Paga dhe mëditje
2018 22,195,048 €
2019 23,459,849 €
2018/2019 5.7%
Mallrat dhe shërbimet
2018 11,792,345 €
2019 12,081,245 €
2018/2019 2.4%
Shpenzime komunale
2018 950,000 €
2019 938,000 €
2018/2019 – 1.3%
Subvencione dhe transfere
–
Shpenzimet kapitale
2018 18,730,000 €
2019 22,208,966 €
2018/2019 18.6%
Gjithsej
2018 53,667,393 €
2019 58,688,060 €
Se buxheti i kësaj Ministrie pritet të rritet këtë e thonë vlerësimet e këtij projektbuxheti për vitet 2020 dhe 2021.
Vlerësime thonë se buxheti pritet të shkoj mbi 66.6 milionë euro. Me një rritje çdo vit prej 5 e 9 për qind për vit. Për tri vitet e ardhshme kemi një rritje mbi 12.9 milionë euro se sa kemi sot.
Investimet kapitale
Gjatë vitit 2019-të pritet të vazhdohen projekte e bartura nga 2018-ta, ku vlen të përmenden si blerje të municionit, automjete taktike, armatim të lehtë, kamionë për mirëmbajtjen e armëve dhe kamionë për mirëmbajtjen automjeteve, autoblinda si dhe investime në fushat tjera.
Në anën tjetër do të ketë edhe investime të reja. Vlera e projekteve të reja për vitin që vjen, pritet të jetë 1.9 milionë euro kryesisht e fokusuar në ndërtim si : ndërtimin e objekteve të ndryshme, ndërtim të poligonit, pistës së rreshtimit në Kazermë dhe laboratorë të tjera. Sipas këtij draft-buxheti se do të vazhdohet me ndërtim infrastrukturës edhe në vitet 2020 dhe 2021.
Vlerësimet për 2020 dhe 2021 tregojnë se Ministria parasheh të shpenzoj deri në 16 mijë euro për tu pajisur me armatim “M93 Hornet”.
Çfarë armatimi bëhet fjalë?
Të gjitha kërkimet në internet në lidhje më këtë lloj të armatimit tregojnë se bëhet fjalë për minë anti-tanke.
Sipas të dhënave nga “jcammo.com”, enciklopedi e armëve dhe municionit, thuhet se “M93 Hornet” janë prodhim amerikanë, të cilat ka një peshë të përgjithshme prej 15.9 kilogramë, me telekomandë deri në 2 kilometra. Ndër të tjera ato vërejnë zhurmën rreth 600 metra.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnalisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
Vaktia e Ramazanit 2025
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re