Buxheti për shëndetësinë në Maqedoni për vitin 2020 do të jetë 7.1 miliardë denarë

“Propozim-buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2020 paraqet 7,1 miliardë denarë, dhe është më i lartë për 634 milionë denarë krahasuar me buxhetin për këtë vit. Për vitin e ardhshëm parashohim masa dhe politika të cilat janë në drejtim të avancimit dhe përforcimit të sistemit shëndetësor përmes përmirësimit të kushteve në institucionet shëndetësore publike, furnizimit të pajisjeve mjekësore, si dhe sigurimit të barërave”, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp në Qeveri.
Ai deklaroi se këtë vit e filluan me rritje të rrogave të punonjësve shëndetësorë, ndërkaq ky trend i rritjes së rrogave dhe përmirësimit të kushteve për punë të personelit mjekësor do të vazhdojë edhe vitin tjetër.
“Në vitin 2020, kanë përfunduar aktivitetet ndërtimore për rikonstruimin e Spitalit special për ortopedi dhe traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër, ndërkaq vazhduan edhe aktivitetet ndërtimore në Spitalin e përgjithshëm në Strumicë, si dhe rikonstruimi dhe ndërtimi i përfunduar i Spitalit special për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup”, tha Filipçe.
Si prioritete të ardhshme ai i theksoi rikonstruimin e kaldajës në Spitalin special për gjinekologji dhe obstetrikë “Nëna Terezë” në Shkup dhe të kulmit të Entit për nefrologji në Strugë, më pas fillimin e aktiviteteve ndërtimore në Spitalin special për sëmundje respiratore në Oteshevë, ndërtimin e një ambulante tërësisht të re në komunën e Sarajit dhe dy blloqe të tëra për të sëmurët në Spitalin psikiatrik në Demir Hisar, si dhe rikonstruimi i disa institucioneve shëndetësore publike, ndërkaq me mjetet në shumë prej 812 milionë denarëve do të vazhdojë ndërtimi i Spitalit të ri klinik në Shtip dhe Qendrës së re universitare klinike në Shkup.
Me propozim buxhetin për vitin 2020, theksoi ministri, do të sigurohen edhe insulina, gjilpërat për insulinë, glykagoni, shiritat për matje të sheqerit dhe pompat për furnizim të vazhdueshëm të insulinës, për çka janë paraparë 750 milionë denarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri