LAJMI I FUNDIT:

Buxheti i Maqedonisë për vitin 2021 në vlerë prej 4.03 miliardë euro!

Buxheti i Maqedonisë për vitin 2021 në vlerë prej 4.03 miliardë euro!

Buxheti për vitin e ardhshëm është projektuar në më shumë se 4 miliardë euro dhe do të jetë i orientuar në mbështetjen e sektorit shëndetësor ndërsa me optimizëm paralajmërohet edhe stabilitet dhe rritje ekonomike. Deficiti, përkatësisht të ardhurat e planifikuara janë për 4,9% më pak se shpenzimet e planifikuara. Planifikohet BPV të rritet për 4,9%, rritje ekonomike prej 4,1%, ndërsa njëkohësisht Qeveria planifikon të vazhdojë me investimet kapitale të cilat janë për 20% më të larta se në këtë vit. Kryeministri Zaev i prezantoi prioritetet e politikës buxhetore për vitin e ardhshëm.

“Mbështetje për sektorin shëndetësor si prioritet i parë që do të thotë mbrojtje e shëndetit dhe jetëve të qytetarëve që është i pasqyruar në propozim buxhetin për vitin 2021. Qëllimi i dytë është rikuperim ekonomik dhe rritje ekonomike përmes masave për kategoritë sociale, mbështetje për ekonominë dhe ruajtje e vendeve të punës”, tha Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ulja dhe ristrukturimi i të dalave buxhetore në vitin e ardhshëm do të zbatohet përmes shkurtimit të shpenzimeve jothelbësore, mbështetje e sektorit privat, inovacionet, përforcimi i konkurrencës. Ministri i financave, Fatmir Besimi, paralajmëroi edhe racionalizim dhe revidim të transfereve dhe subvencioneve, ndërsa paralajmëroi edhe shitje të kapitalit dhe pjesëve shtetërore.


“Do të privatizohet një pjesë e kapitalit shtetëror, këtu para se gjithash mendohet për aksionet në kompanitë ku shteti posedon aksione, më pas privatizim i ndërmarrjeve që kanë humbje, privatizim i një pjese të truallit në pronësi të shtetit, këtu para se gjithash mendohet për tokë bujqësorë”, deklaroi Fatmir Besimi – Ministër i Financave.

Për shkak të krizës që e shkaktoi pandemia e Kovid-19, ministri Besimi paralajmëroi se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë ribalanc. Propozim buxheti këto ditë duhet të gjendet në debat në Parlament, së pari para Komisionit amë për financim dhe buxhet, e më pas në miratim në seancë plenare./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori