Propozim buxheti i përgatitur për vitin 2018 nga ana e Ministrisë së Financave, sot do të jetë në rend dite të seancës së Qeverisë e cila është caktuar për vonë pasdite. Propozim buxheti për vitin 2018 është projektuar në 211,7 miliardë denarë ose 3,44 miliardë euro. Të ardhurat janë planifikuar në 193,5 miliardë denarë, ndërsa deficiti buxhetor në 18,2 miliardë denarë ose 2,7 për qind të BPV-së. Për shpenzimet kapitale janë paraparë 24,7 miliardë denarë, ndërsa në buxhetin e propozuat ka mjete edhe për paga më të larta në arsim, shëndetësi si dhe për rritje të pensioneve, gjegjësisht harmonizimi i tyre me shpenzimet e jetës.
Pjesa më e madhe e shpenzimeve dedikohen për pensione, mbrojtje sociale dhe të fëmijëve me 32 për qind nga shpenzimet e përgjithshme, 19 për qind dedikohen për zhvillim ekonomik dhe punë financiare, 14 për qind për shëndetësi, 11 për qind për arsim, shkencë dhe sport, nga pesë për qind për ndërtimtari, transport, komunikime dhe ekologji, bujqësi dhe rend publik dhe siguri, tre për qind për mbrojtje, nga dy për qind për punë të jashtme dhe BE integrim dhe kulturë dhe nga një për qind për gjyqësi dhe zhvillim rajonal.
Pagat janë projektuar në 27,1 miliardë denarë dhe ka rritje prej 460 miliardë denarë për shkak të pagave më të larta për të gjithë pjesëtarët e ARM-së, punësime të reja në kopshtet për fëmijë, si dhe rritje të pagave në shëndetësi, arsim dhe në kopshtet për pesë për qind e cila është paraparë me pagën e shtatorit në vitin 2018.
Te shpenzimet kapitale është planifikuar rritje prej 1,3 miliardë denarë më shumë në lidhje me ribalansin nga viti 2017. Ministri i Financave, Dragan Tevdovksi, tha se është planifikuar intensifikimi i të gjitha aktiviteteve në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, infrastrukturën komunale dhe energjetike, investime në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje të fëmijëve, ndërsa veçanërisht janë rritur mjetet për mbrojtje dhe gazifikim. Për mallra dhe shërbime janë paraparë 17,2 miliardë denarë dhe ato janë më të ulëta për 420 milionë denarë gjegjësisht për 2,4 për qind në krahasim me projektimin për vitin 2017.
Me Propozim-buxhetin për vitin 2018 parashikohet rritje e akcizës për naftën për tre denarë nga çka efekti i pritur do të kushtojë 1,6 miliardë denarë, ndërsa nga TVSH-ja 350 milionë denarë dhe me këtë do të ketë të ardhura shtesë për Ndërmarrjen publike për rrugë të shtetit. Propozim buxheti për vitin e ardhshëm për herë të parë që nga pavarësia është paraqitur në opinion para se të dërgohet në miratim në Qeveri dhe pastaj edhe deri te Kuvendi. U organizua edhe debat publik me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Financave Dragan Tevdovski dhe ekspertë, ndërsa ishin të ftuar edhe përfaqësues nga opozita të cilët vendosën të mos marrin pjesë.
Propozim-buxheti u prezantua edhe para sindikatave, odave ekonomike dhe sektorit joqeveritar. Ministri Tevdovski, siç njofton AIM, theksoi se me këtë buxhet në vitin 2018 është planifikuar konsolidim gradual fiskal i cili si duket nga ajo që deficiti i planifikuar për vitin e ardhshëm është më i ulët për 0,2 për qind nga ai në vitin 2017 i cili është projektuar në 2,9 për qind. Për kryeministrin Zoran Zaev, ndërkaq propozim buxheti për vitin 2018 është buxhet për stabilitet financiar. “Ky është buxhet për stabilizim financiar. Vazhdojmë edhe me marrjen e kredive me të cilat do të mbështeten vetëm projekte infrastrukturore.
Por, ajo që do të thotë edhe stabilizim jemi të drejtuar para rritjes së akcizës së naftës prej tre denarëve që të mund t’i mbulojmë ato obligime që janë të rëndësishme për qytetarët, e të mos jetë vetëm nga marrja e kredive”, tha kryeministri Zaev në debatin publik të organizuar në kuadër të politikës së Qeverisë për raportin dhe transparencës në sjelljen e Buxhetit që në fazën e gatishmërisë së tij para se ai të votohet nga Qeveria. Propozim-buxhetin që do ta miratojë Qeveria, duhet të dërgohet deri te Kuvendi më së voni deri më 15 nëntor. Në seancën qeveritare, sot në rend dite janë edhe Propozim-ligji për kryerjen e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, si dhe disa pika tjera në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite