Buta gjithmonë ka kënduar për jetën e rrugës, me tekstet e tij që kryesisht janë ofensive.

Ai ka pamjen e një gangsteri filmash dhe gjithnjë i këndon parasë dhe fuqisë.


Ledri Buta

Reperi i njohur me pseudonimin Buta, tani ka edhe një leje për armëmbajtje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

Buta ka publikuar në profilin e tij një fotografi, ku e tregon certifikatën e cila është edhe tregues se ai është i aftë të përdor një armë.

Buta3 e1501235645960 Buta dhe Ledri Vula

Nuk dihet nëse Butës do t'i shërbej arma, por ai ka një histori konfliktesh me reperë tjerë, që kryesisht përfundonin me 'dissa' ndaj njëri tjetrit.

buta e1519120115539

Reperi së fundmi lansoi projekte të reja si "Fakt" dhe kënga me reperin S4MM.

Ai po ashtu ishte pjesë e radios SRF ku bëri një freestyle. /Prive/