LAJMI I FUNDIT:

Bushi: Durmishaj do e refuzonte Greqinë, nuk largohet nga Shqipëria

Bushi: Durmishaj do e refuzonte Greqinë, nuk largohet nga Shqipëria

Nuk ka asnjë rrezik që sulmuesi i talentuar shqiptar, që luan më Panioniosin në kampionatin grek, Fiorin Durmishaj, të braktisë Kombëtaren Shqiptare për të pranuar festën e Greqisë.

E garanton trajneri i Shpresës, Alban Bushi, sipas të cilit, edhe nëse do të kishte ndonjë të vërtetë në këto zëra, futbollisti 21-vjeçar nuk do të pranonte.

“Durmishaj nuk është kontaktuar nga Federata Greke. Edhe nëse do ta bënin, ai do të refuzonte. Neve nuk na kanë ikur lojtarë e sigurisht edhe Durmishaj nuk do të largohet. Edhe ai është i habitur nga këto zëra.”


Për sa u përket seleksionimeve të lojtarëve që luajnë jashtë, Bushi sqaroi se prurjet më sasiore dhe cilësorë po vijnë nga Italia.

“Mosha e re është delikate nuk mund të japësh garanci për vazhdimësinë. Dikur ishte Zvicra me më shumë prurje, tani është Italia. Ndoshta ngaqë punohet më mire, sidomos taktikisht. Në Itali ka më shumë fëmijë shqiptarë që luajnë futboll. Lojtarët që rriten në Shqipëri kanë shumë talent, por duhet të kenë më shumë ritëm”.

Edhe pse Kosova tashmë ka përfaqësuesen e saj, sipas Bushit nuk ka munguar interesimi nga lojtarët prej Kosove, që luajnë sidomos në Zvicër.

“Interesimi ishte i madh nga zona e Zvicrës, kurse nga zona e Greqisë dhe e Italisë nuk kishte futbollistë nga Kosova. Kualifikimi në Evropian ka pasur ndikim, ndaj ata duan të përfaqësojnë Shqipërinë”.

Bushi ndër të tjera veçoi edhe problematikat që hasen me prindërit, të cilët bëhen pengesë në punën e trajnerëve.

“Prindërit janë problemi më i madh. Na ka zënë tmerri, ata duhet ta kuptojnë që nuk duhet të ndërhyjnë. Ne kemi me qindra e mijëra fëmijë. Ata që do të ecin përpara dhe do të spikasin, sigurisht që do ta kenë vendin në përfaqësuese”, ka thënë Bushi. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori