LAJMI I FUNDIT:

Bushati: Në prill presim ftesën për hapjen e negociatave me BE-në

Bushati: Në prill presim ftesën për hapjen e negociatave me BE-në

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se Shqipëria pret në muajin prill hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Bushati duke folur në Akademinë e Integrimit Evropian dhe Negociatave, tha se datat janë të rëndësishme se motivojnë vendet.

“Çështja e dytë që ia vlen të ndalemi është debati steril rreth datave. Strategjia ofron një horizont sipas të cilit secili prej vendeve, dhe vendet të gjitha së bashku kanë mundësi për të shfrytëzuar instrumentet në funksion të perspektivës së tyre të zgjerimit. Nuk është çështje date. Datat janë të rëndësishme se motivojnë vendet për të ecur para. Data lexohet nga ana jonë si një shtysë, po jo qëllim në vetvete. Pjesë e rëndësishme e strategjisë është thirrja e qartë që bën Komisioni Evropian për t’u fokusuar tek procesi i reformave. Jam përpjekur për ta thënë dhe në takimin e ministrave të jashtëm që janë reforma të rëndësishme, po reforma në fushën e sundimit të së drejtës nuk mund të konsiderohen të izoluara nga një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik. Prandaj është e rëndësishme për BE dhe Ballkanin Perëndimor për të vendosur këto dy komponentë të strategjisë së zgjerimit në një baraspeshë sa më të mirë. Veçantia tjetër që duhet të kemi në vëmendje është fakti që në rajon ka ende mosmarrëveshje dypalëshe që lidhen me çështjet e njohjeve shtetësisë, bashkëpunimin sa i përket tribunaleve ndërkombëtare dhe përkatësinë apo jo evropiane në veprime konkrete. Janë patate të nxehta që kur vjen puna te debati për datat do të duhet të mbahen parasysh sepse strategjia nxjerr mësime nga të gjitha proceset e tjera të zgjerimit duke vendosur zgjidhjen apo trajtimin e çështjeve dypalëshe nga vetë vendet, në një moment para se këto vende të anëtarësohen”, tha Bushati.


Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori