LAJMI I FUNDIT:

Bushati me homologun portugez: Po krijojmë mjedis të sigurt për investimet e huaja

Bushati me homologun portugez: Po krijojmë mjedis të sigurt për investimet e huaja

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, po zhvillon një vizitë zyrtare në Portugali, ku është takuar me homologun portugez, Augusto Santos Silva. Gjatë takimit, dy ministrat konfirmuan vullnetin për të thelluar me tej marrëdhëniet dypalëshe si dhe për të dakordësuar një sërë marrëveshjesh që do të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për bashkëpunimin ekonomik dhe do të dinamizojnë ndërveprimin në fusha si turizmi dhe trajnimi profesional.

“Reformat tona shtetkonsoliduese kanë si fokus kryesor përforcimin e sundimit të ligjit në ekonomi. Ky është gur themeli i programit tonë për më shumë zhvillim ekonomik, një klimë të përmirësuar për bizneset dhe një mjedis më të sigurt për investimet evropiane, përfshirë ato portugeze, në Shqipëri”, u shpreh ministri Bushati.

Bushati e njohu homologun portugez mbi progresin e bërë nga qeveria shqiptare në adresimin e pesë prioriteteve kyçe, ku finalizimi i reformës në drejtësi mbetet e një rëndësie parësore në funksion të hapit të radhës në procesin e integrimit të Shqipërisë.


Ministrat shkëmbyen gjithashtu mendime në lidhje me situatën në rajon, krizën e refugjatëve, efektet anësore të kësaj krize për BE-në dhe vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe sfidat e sigurisë, duke ndarë mendimin mbi nevojën për një koordinim edhe më të ngushtë në përballimin e tyre.

Ministri Santos Silva u shpreh se Shqipëria luan një rol kyç për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë vizitës në Lisbonë, Bushati zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme, Sousa Pinto. Gjatë takimit, pala portugeze u njoh me zhvillimet në vendin tonë, hapat e ndërmarrë në procesin e integrimit evropian dhe kontributin e Shqipërisë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit rajonal.

Gjatë vizitës së Bushatit në rajonin e Lisbonës u zhvillua edhe ceremonia e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori