LAJMI I FUNDIT:

Bushati dhe Mogherini flasin për reformat në Shqipëri

Bushati dhe Mogherini flasin për reformat në Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork në kuadër të Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini.

Ministri Bushati dhe Mogherini shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet më të fundit në rajon dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ata gjithashtu u ndalën në arritjet e rëndësishme në vend, veçanërisht përmbushjen e prioriteteve kyçe për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit.

Përfaqësuesja e Lartë vlerësoi angazhimet e ndërmarra për përmbylljen e paketës kushtetuese lidhur me reformën në drejtësi, si dëshmi e vullnetit të qëndrueshëm politik për të avancuar në këtë proces.


Ministri Bushati konfirmoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me reformat shtet-konsoliduese dhe theksoi se në këtë kontekst, miratimi me unanimet i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi dhe fillimi i procesit të zbatimit të saj përfaqëson një arritje domethënëse në këtë drejtim dhe përbën bazë solide për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit.

Përfaqësuesja e Lartë rikonfirmoi angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për këtë reformë jetike për vendin, zbatimi i së cilës është vendimtar edhe për rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Duke u ndalur tek zhvillimet në rajon, u vlerësua roli konstruktiv dhe pro-aktiv i Shqipërisë dhe linjëzimi i saj i plotë me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

“Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, dy ministrat çmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe angazhimin e përbashkët për t’i avancuar më tej ato, në vijim të hapave pozitive të viteve të fundit. Dy Ministrat u ndalën në rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të Shqipërisë në agjendën evropiane, zhvillimet më të fundit në rajon, sfidat e sigurisë dhe rrugëtimin evropian të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme,.

Ministri Steinmeier vlerësoi rolin e posaçëm që Shqipëria luan në rajon, e në këtë kuadër, dy ministrat evidentuan impaktin pozitiv të Procesit të Berlinit, i cili ka jetësuar një bashkëpunim të përforcuar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Bushati e njohu kolegun gjerman me zhvillimet më të fundit në vend, vendosmërinë e qeverisë shqiptare për përmbylljen e paketës ligjore të reformës në drejtësi, si një hap kyç për forcimin e shtetit ligjor në vend dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në avancimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Ministri Steinmeier theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e reformave shtet-konsoliduese që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në funksion të rrugëtimit evropian dhe sundimit të ligjit në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori