Burri që ecte në fushë mbeti i habitur nga një objekt i pazakontë 6 metra i gjatë, por ka një shpjegim

Një burrë mbeti i shtangur pasi hasi një objekt gjigant të panjohur në një fushë, ndërsa ishte duke shëtitur.
Ngjarja ndodhi kur ai po po qëndronte në një kasolle me disa miq për pushime dhe, pasi dolën në zonën përreth, ata hasën objektin 6 metra të gjatë.
Objekti, një formë gjigante spirale, duket se është bërë prej plastike ose fibra qelqi dhe i ngjan shumë një vide gjigante.
U gjet në "bregun jugor të Norvegjisë", jo shumë larg oqeanit.
Në një kërkim për përgjigje dhe qartësi rreth objektit të çuditshëm dhe asaj që mund të jetë, burri përdori rrjetet sociale për të parë nëse dikush mund të jepte përgjigje – dhe disa përdorues ishin në gjendje të përcaktonin se çfarë është në të vërtetë .
Large yellow plastic/glass fiber spiral found on the south coast of Norway. It's about 1.5m in diameter and 6m long.
byu/OpeningDull5969 inwhatisthisthing
Por duket se hamendësimi fillestar i burrit për një “vidë të Arkimedit” ishte më afër të vërtetës.
Një vidë e Arkimedit - e emëruar sipas matematikanit grek - është një makinë hidraulike që mund të përdoret si pompë, si dhe si gjenerator.
Dhe përdoret zakonisht në impiantet e trajtimit të ujërave të zeza.
Organizata Flumill, së cilës besohet se i përket kjo vidë e veçantë e Arkimedit, është në një mision për t'u "bërë një lojtar i njohur mirë në tranzicionin e gjelbër përmes teknologjisë për nxjerrjen e energjisë nga rrjedha natyrore e ujit me ndikim të ulët në faunën detare". /Telegrafi/


















































