Burri gjendet i masakruar në banesë, dyshohet se u vra nga pitoni (Foto)

Një trajner profesionist në rritjen e gjarpërinjve u gjet i vdekur vetëm pak metra larg pitonit të tij të përkëdhelur.
Dan Brandon, 31 vjeç u gjet me plagë të rënda dhe i vdekur në shtëpinë e tij në Hampshire, ku ai jetonte me prindërit e tij dhe disa kafshë ekzotike.
Brandon ishte i fiksuar nga kafshët e tij dhe shpesh ai bënte fotografi me ato, përcjell gsh, përfshi këtu një piton madhështor.
Madje ai kishte edhe një piton rreth 7.5 metra të gjatë dhe që policia dyshon se ky i fundit ka ndikuar në vrasjen e të zotit.
Një burim tha për ‘The Sun’ se policia po heton nëse gjarpri gjigant është përfshirë në vrasjen e trajnerit të tij apo jo.
Vdekja e tij nuk dihet nëse ka ardhur për shkaqe natyrale apo dikush ka ndikuar në ekzekutimin e tij. Ekspertët po presin rezultatet e toksikologjisë.


























































