LAJMI I FUNDIT:

Burri 60 vjeçar ngacmon një vajzë në Mitrovicë

Burri 60 vjeçar ngacmon një vajzë në Mitrovicë
Foto: Ilustrim

Një burrë rreth moshës 60 vjeçare sot në mesditë është parë duke ngacmuar një vajzë të mitur, duke i ofruar edhe para për t’u takuar me të, ngjarje e cila ka ndodhur në rrugën “Beteja e Koshares”, në Mitrovicë.

Këtë lajm e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, aktivistja e Mitrovicës, Neri Ferizi.

Ferizi tha se ishte vet prezentë kur e pa këtë vajzë e cila po qante në rrugë, duke i thënë njeriut i cili e ngacmonte “a je normal o axh”.


Ajo tregoi se në momentin që iu ka afruar vajzës, e cila sipas saj dukej e mitur, i kishte thënë se ky njeri e ndiqte shpesh duke i ofruar para për tu takuar me të.

“Kjo shoqni ka rrëshqit! Duke u kthy rrugës për në shtëpi (me njëmijë probleme t’mija) një plak diku në të 60-tat e tij e ndjekte një vajzë të re e cila filloj me kajt me lot duke i bërtite atij ‘A je normal o axh?’. Kur u afrova, kjo vajza (nga pamja dukej e mitur) po tregon që ky njeri e ndjek shpesh duke i ofru edhe para për me u taku me të”, ka shkruar Ferizi.

Ajo po ashtu bëri të ditur se për këtë rast ka lajmëruar dhe Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“E thirra edhe policinë por derisa u afrova, ai veç iku dhe nuk kam ndonjë emër apo informatë më shumë, përveç pamjes së tij. Policia më premtoi që ka me patrullu në atë pjesë. Kujdesuni vajza e gra se ngacmimi e përdhunimi janë bë epidemi në këtë vend”, ka shkruar ndër të tjera aktivistja Ferizi. /Telegrafi/