Burgu i Shutkës do të drejtohet nga Gjoko Kotevski

Pas largimit të Aleksandar Naumovskit, në vendin e drejtorit në burgun e Shutkës, do të jetë Gjoko Kotevski, i cili më parë ishte drejtor i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, pjesë e Ministrisë së Drejtësisë.
Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, në disa deklarime paralajmëroi se në burgun hetues të Shkupit, të paraburgosurit nuk i kanë të drejtat themelore të njeriut dhe se nuk janë të plotësuara as kushtet minimale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me kritika për kushte të këqija në burgun e Shutkës, ka dalur edhe OBRM-PDUKM-ja. Ata thonë se në qelitë të cilat mbahen të dyshuarit për ngjarjet e 27 prillit janë si në kohën e nacizmit./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































