LAJMI I FUNDIT:

Burgjet e Maqedonisë në gjendje të mjerueshme

Burgjet e Maqedonisë në gjendje të mjerueshme

Komiteti për parandalimin e torturës të Këshillit të Evropës (KiE) ka përgatitur një mori vërejtjesh për kushtet dhe trajtimin në burgjet e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto vërejtje janë përfshirë në raportin e përgatitur pas vizitës së pestë periodike në Maqedoni, periudhë kur është vlerësuar përparimi i arritur pas vizitave të këtij komiteti më 2010 dhe 2011.

Sipas raportit, nuk është arritur ndonjë përparim i dukshëm për përmirësimin e kushteve në burgje, kurse në shumë aspekte tjera, gjendja është përkeqësuar edhe më tej, posaçërisht në burgun e Idrizovës dhe atë të Tetovës, ndërkaq vërejtje ka edhe për kushtet jetësore të personave në institucionet e psikijatrisë dhe ato sociale si edhe për garancitë juridike për mbrojtje të personave që banojnë në këto institucione, pasi që rekomandimet nuk janë marrë parasysh.


Raporti i këtij Komiteti ka vërejtje edhe për keqtrajtimin fizik nga ana e shërbyesve policorë, veçanërisht gjatë arrestimit, duke dhënë rekomandime për rolin e prokurorëve dhe gjykatësve në parandalimin e keqtrajtimit.

Delegacioni ka konstatuar dhunë ndërmjet të burgosurve në Idrizovë, si edhe keqtrajtim të të dënuarve për akte seksuale nga të burgosurit tjerë, ndërkaq ka disa indikacione negative për njësinë hetuese në burgun e Shkupit. Nuk ka ndonjë konstatim të ngjashëm për burgjet në Tetovë, Kumanovë dhe Ohër.

Në më tepër se nëntë institucione policore, raporti thotë se nuk ka kushte materiale të standardeve të duhura, si edhe rekomandohet rritja e të punësuarve dhe përmirësimi i kushteve, përfshirë përkujdesjen shëndetësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori