Site icon Telegrafi

Burger King vjen në Kosovë dhe Shqipëri

Brendi i njohur amerikan, BURGER KING®i cili operon me 16,000 restorante, në rreth 100 shtete të botës, tani më pritet të shtrihet edhe në Kosovë dhe Shqipëri, si rezultat i zyrtarizimit të marrëveshjes ndërmjet BURGER KING® dhe Buçaj Retail, bëri të ditur Xhevat Jusufi, pronar i Buçaj Retail.

Buçaj Retail, do të përkushtohet maksimalisht në të drejtën që e posedon, për zhvillim të këtij brendi botëror, si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri, pasi që, kjo është në harmoni të plotë me strategjinë e kompanisë sonë, ku me profesionalizëm dhe dinjitet do t’i mbrojmë dhe përfaqësojmë edhe vlerat e brendit BURGER KING®”, shtoi Jusufi.

Ndërsa, Shkumbin Muçolli, drejtor i Zhvillimit të Biznesit, pranë Buçaj Retail, shpalosi detaje nga plani i veprimit për shtrirje të brendit BURGER KING®, ku njoftoi se restorantet e para do të hapen në gjysmën e dytë të këtij viti, ndërkaq për pesë vitet e ardhshme duhet të kompletohet i tërë ky projekt, i cili do të rezultojë me hapjen e restoranteve në të gjitha qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë, me ç’rast do të hapen edhe 800 vende të reja pune.

Ai, inkurajoi të gjithë të interesuarit, që në ditët në vijim të aplikojnë për të qenë pjesë e këtij brendi të njohur, ku si vlerë të veçantë e potencoi edhe zhvillimin profesional të tyre, i cili do të ndodhë si rezultat i trajnimit nga ekipi profesional i BURGER KING®.

Drejtori Muçolli, foli edhe për cilësinë e lartë të produkteve nga BURGER KING®, duke thënë se këto produkte konsumohen nga 11 milionë njerëz në ditë dhe se janë unike, pasi që piqen në skarë zjarri e që përshtatet më së miri me shijen e tregut.

Derisa veçoi edhe produkti lider të këtij brendi WHOPPER apo i njohur edhe si AMERICAN FAVORITE BURGER.

Për kompaninë Buçaj Retail, ardhja e brendit BURGER KING®, nuk është një e arritur vetëm për ta, por fillimisht për konsumatorin në Kosovë dhe Shqipëri, sepse oferta e këtij brendi është në përputhje të plotë me shijen dhe kërkesat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version