LAJMI I FUNDIT:

Bureko e ndërtuar në bazë të Chevy Silverado, makinë me gjashtë rrota për të gjitha terrenet (Video)

Bureko e ndërtuar në bazë të Chevy Silverado, makinë me gjashtë rrota për të gjitha terrenet (Video)

Sepse entuziastëve iu nevojiten sa më shumë makina 6×6

Me avancimin e makinave për të gjitha terrenet, viteve të fundit kanë nisur të shtohen edhe modelet e atyre që i kanë nga gjashtë rrotë, transmeton Telegrafi. E fundit që është ndërtuar në Çeki, është Bureko që ka si bazë Chevy Silverado.

Gjtësia më e madhe, i ndihmon për më shumë pasagjerë apo mallra, ndërsa mund të lëvizë nëpër të gjitha shtigjet, madje me mjaft fuqi.


Të interesuarit, mund të kërkojnë Bureko prej 600 deri në 1,000 kuaj fuqi, ndërsa ka edhe mundësi të motorit që ofron deri në 1,200 njësi.

Dukja dhe shkathtësia që ka Bureko, nuk e lë prapa Mercedes G63 apo Hennessey VelociRaptor. /Telegrafi/