LAJMI I FUNDIT:

Burdushi flet nga qendra e ndalimit, falënderon policinë për trajtim korrekt

Burdushi flet nga qendra e ndalimit, falënderon policinë për trajtim korrekt

Zyrtarë të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut  (KMDLNJ) Qendra Rajonale në Prizren, kanë vizituar Hysri Peqanin-Burdushin, i cili po mbahet i ndaluar në Qendrën e ndalimit në Prizren.

Në njoftimin e KMDLNJ, thuhet se Peqani u arrestua me dt.16.11.2018 në shtëpinë  e tij, Rrugën Jeta e re’, p.n. në Prizren rreth orës 12.00 nga Policia e Kosovës.

Ai i ka deklaruar KMDLNJ-së se policia ka patur sjellje korrekte me rastin e arrestimit të tij. Poashtu, në këtë rast policia ka legjitimuar të pranishmit (rreth 30-të vetë) që ishin duke pritur të trajtoheshin nga Burdushi, shkruan Telegrafi.


“Policia gjatë bastisjes (ka bastisur dy shtëpitë e tij)  ka marrë me vete materiale si: DVD, incizime tjera, ka konfiskuar kamerat, hard disqe si dhe tri vetura pronë e tij dhe familjes, të markave: Range Rover, Audi e Reno’, ka thënë ai.

Të gjitha lajmet nga Burdushi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Burdushi

LMDLNJ njofton se ai gjatë intervistimit është njoftuar me të drejtat rreth trajtimit të tij me rastin e mbajtjes 48 orësh në këtë qendër ndalimi.

“Ka dy mbrojtës dhe nuk ka asnjë vërejtje lidhur me trajtimin e tij në Qendrën e ndalimit, ku aktualisht gjendet, përkundrazi shpreh falënderimin për trajtimin tejet korrektë nga zyrtarët”.

“Ai, ka thënë se veprimtaria e tij është legale, mjekësi sociale (85/14), këshillëdhënëse, nga e cila posedon dokumentacionin për trajtimin e secilit që ka kërkuar ndihmë tek ai”, njofton KMDLNJ. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori