Buraku dhe Grupi Fama kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor.
“Ajo m’lujti” titullohet kënga e tyre e re, e cila është një baladë me tematikë dashurinë.
Muzika është punuar nga Bini Diez, gjersa për tekstin është kujdesur Ghulo.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë temës që trajton kënga.
Përkundër pandemisë, Braku dhe Fama duket se po e gjejnë vullnetin që në këtë kohë të vështirë të punojnë për këngë të reja.
Ndërkohë, aktivitetet muzikore të tyre ashtu si të çdo artisti tjetër, për momentin janë të pezulluara. /Telegrafi/