Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë, ku 1%-shi i më të pasurve ka në plan t’i mbijetojë fundit të botës, ndodhet në Dakotën e Jugut, të SHBA-ve.

Qoftë ky fund nga lufta bërthamore, apo nga ndonjë mynxyrë tjetër si nëpër filmat me zombi e lugetër, “Vivos Group” u jep mundësinë të pasurve që ta kenë mendjen të fjetur që tani.


Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë mban deri në 5000 njerëz, dhe mund të durojë shpërthime me fuqi 250 tonëshe. /tch/

2 36 Prona, që mund të quhet Arka e Noas moderne, ka 575 bunkerë në total.

3 23 U ndërtua për herë të parë në vitin 1942 si fortesë ushtarake që mbante lëndë shpërthyese dhe municione.

4 23 Vivos Group e bleu pronën në vitin 2016 dhe nisi ta kthejë në komunitet privat bunkerësh.

5 21 Sipas Vivos, bunkerët kanë hapësirë të bollshme për të ruajtur ushqime për një vit.

6 18 Vivos u ofron blerësve mundësinë të paguajnë edhe për mobilimin dhe montimin e teknologjive për një jetesë moderne, si ujë, drita, sistem ajrimi, gropë septike, depozitë karburanti, të gjitha për 22 mijë dollarë.

7 16 Çdo bunker mban deri në 10 veta, por ata me më shumë parà mund ta kthejnë në mjedis luksi, për më pak veta.

8 12 Vivos ka përgatitur edhe planimetri 3D se si mund të mobilohen.

9 12 Kompania ofron edhe staf që do të sigurojë mirëmbajtje e përkujdesje të tjera.

10 10 Disa prej bunkerëve do të kthehen në shkolla, kisha, dyqane e klinika.

11 9 Bunkerët jepen edhe me qira. Për kontrata 100-vjeçare e merrni me nga 1000 dollarë viti, përfshi mobilimin.

12 8 “Vivos” pranon prenotime dhe shëtitje demonstrimi në të gjithë territorin e komunitetit.

13 6 Për disa njerëz, të qenit të sigurt e për ta bërë gjumin të qetë që tani, është diçka që nuk ka çmim.