Deputetja nga Gjilani, Valentina Rexhepi-Bunjaku, e cila përfaqëson interesat e Kosovës në Parlament, ka ngritur zërin për parregullsi në lidhje punësimet e fundit në sektorin e arsimit dhe diskriminim gjinor në Komunën e Gjilanit.
Në një konferencë për media të mbajtur para Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, ajo shprehu mirënjohjen e saj për përkrahjen që ka marrë nga qytetarët e Anamoravës dhe të komunës së saj, duke theksuar se e ndjen obligim të ngrinte shqetësimet në lidhje me keqmenaxhimin e procesit të punësimeve.
“Gjatë gjithë karrierës time kam mbrojtë interesat e grave, kam mbrojtë gjithë kauzat e grave dhe barazinë gjinore. Të gjithë ata të cilët kanë apliku për mësimdhënie si djemtë, burrat, gratë duhet të jenë të barabartë, duhet të plotësohen kriteret”, tha deputetja.
Ajo shtoi se mendësia e kryetarit të komunës, i cili ka shkarkuar tri drejtoresha radhazi, është “e papranueshme dhe një motiv i keq për gratë dhe vajzat e reja të cilat duan të merren me politikë.”
Ajo gjithashtu kritikoi shkarkimin e grave nga pozitat e tyre, duke përfshirë drejtoreshën e Shëndetësisë, duke vënë në dukje se një mendësi e tillë dëmton avancimin e gruas në sferën publike.
“Ky administrator, zoti Hyseni, thjesht e ka degraduar pozitën e gruas, dhe unë jam e obliguar të mbroj me fanatizëm avancimin e saj në politikë dhe kudo që ndodhet”, ka thënë ajo.
Deputetja thotë se si LDK kanë dhënë mesazh të mirë për të gjithë gratë dhe vajzat, të cilat duan të merren me politikë.
“Ne si LDK kemi dhënë mesazh të mirë për gjithë gratë dhe vajzat, të cilat duan të mirren në politikë sepse në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka hapësirë të mjaftueshme për gruan dhe kjo nuk është veç fjalë, kjo është edhe veprim konkret, të cilin e ka bërë z..Haziri, kur në vitin 2013, më ka bërë mua si kryesuese e kuvendit komunal, që gjë që kam qenë pa përvojë. Ka qenë hera e parë që kam fitu kandidate për këshilltare komunale dhe më është besu pozita si kryesuese e kuvendit komunal, pikërisht nga z.Haziri sepse i ka dhonë mundësi dhe hapësirë pozitës gruas”, ka theksuar deputetja.
Në deklaratën e saj, deputetja kritikoi ashpër procesin e konkursit të fundit në arsimin e Gjilanit, duke e cilësuar atë si të manipuluar dhe të ndikuar nga nepotizmi.
Sipas saj, ky konkurs është përdorur për të favorizuar individë të lidhur me pushtetin, përfshirë “kunata, ballëzka dhe të afërm” të drejtorëve dhe kryesuesve komunalë.
“Kjo mendësi e mbrapshtë që favorizon gjithmonë të afërmit dhe kunatat duhet të ndalet. Ne duhet të kemi barazi në punësime, ku burrat, gratë dhe të gjithë ata që aplikojnë për mësimdhënie të trajtohen njësoj dhe të plotësojnë kriteret e kërkuara,” theksoi deputetja.
Në përfundim, deputetja bëri thirrje për ndërhyrje nga organet përkatëse dhe anulimin e konkursit. Ajo kërkoi që të hapet një konkurs i ri, ku rekrutimet të bëhen në mënyrë të drejtë dhe transparente, në përputhje me kriteret dhe standardet e përcaktuara.
“I ftoj të gjithë ata që kanë njohuri për këtë nepotizëm të drejtohen në prokurori,” tha ajo, duke shtuar se konkursi duhet të trajtojë njësoj gratë dhe burrat në procesin e rekrutimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës