Në parlamentin aktual gjerman numri burrave është sa dyfishi i grave. Që prej 20 vjetësh pjesëmarrja e grave nuk ka qenë asnjëherë kaq e ulët. As nga zgjedhjet më 26 shtator nuk pritet ndonjë ndryshim thelbësor.
Asaj i është dashur të luftojë shumë për të arritur aty ku është sot: Deputetes konservatore të Parlamentit gjerman që vjen nga Bremeni. Për Elisabeth Motschmann-in, parlamenti gjerman. Bundestag, vazhdon të mbetet çështje burrash. Ajo shpjegon, se “Ata nuk duan gra që kundërshtojnë. Kjo gjë është ngulitur thellë! Gratë që nuk notojnë në rrymën e burrave, gratë që nuk janë servile dhe prej të cilave vijnë të papritura, gratë që nuk janë njësoj si shoku që kanë ngjitur, këto gra nuk e kanë të vështirë”.
Përvoja të tilla kanë pasur edhe gra të tjera në grupet e ndryshme parlamentare politike. Edhe politikania socialdemokrate, Ulla Schmidt është njëra prej tyre. 72 vjeçarja është aktive në politike që prej 30 vitesh. Fillimisht në politikën komunale, më vonë si ministre dhe zëvendëspresidente e Parlamentit gjerman. „Unë u në fillim të karrierës sime politike njëherë u indinjova shumë kur një ditë dikush më tha: „Ti nuk qenke edhe aq e shpifur. Ti edhe mund të ishe martuar, po të mos merreshe me politike.” Në atë kohë njerëzit ende mendonin, se gratë që kërkonin të zinin poste politike, ishin gra të palumtura, që nuk kanë pasur fat me burrat dhe që kërkonin të plotësoheshin diku tjetër, shpjegon ajo më tej.
Elisabeth Motschmann kujton, se „në fillim të karrierës sime politike, 30 ose 40 vjet më parë kur ishte puna për të emëruar ose për të gjetur një grua për ndonjë nga postet, si për ato me pagesë ashtu edhe për ato vullnetare, shtroheshin pyetje si: A është e paraqitshme? Unë e kam përjetuar një gjë të tillë.”
Përvoja të tilla nuk janë raste të rralla, thotë studiuesja e shkencave politike, Elke Wiechmann. Jo vetëm në të kaluarën, por edhe në të tashmen. „Tani këtu është pak a shumë normale të flasësh kështu për gratë, të flasësh kështu me gratë. Për ta mbytur zërin e gruas ose për të bërë komente të caktuara, pa vend.”
Jo vetëm mënyra e sjelljes që do të ishte e ndryshme, thotë ekspertja, por nëse në parlament do të kishte më shumë gra, atëherë edhe diskutimet do të ishin të tjera, edhe vendimet do të ishin ndryshe. „Nëse ato janë për nga numri kaq pak në Parlament, atëherë temat për të cilat interesohen ato nuk futen patjetër në redn dite, që do të thotë se ato nuk diskutohen fare.”
Por edhe për shpërndarjen e posteve të parlamentit apo të qeverisë, diskutohet shumë pak, thotë deputetja socialdemokrate, Ulla Schmidt. Ajo ka qenë ngarkuar me çështjet e barazisë gjinore dhe ka parë se postet e ministrave dhe postet zyrtare është e vështirë të merren nga gratë. „Kemi pasur gra që kanë zënë postet, por vetëm në mënyrë sporadike. Në fund të fundit, nëse një burrë pret të marrë një post, atëherë ai e merr atë. Edhe sot kështu ndodh.”
Aktualisht në parlamentin që pritet të mbyllet, numri i burrave është sa dyfishi i grave. Që prej 20 vjetësh pjesëmarrja e grave nuk ka qenë asnjëherë kaq e ulët. Mbetet të shihet si do të rezultojë me zgjedhjet për parlamentin e ri më 26 shtator. Shpresat për një ndryshim thelbësor janë të vakura. Sidoqoftë në garën elektorale ka shumë gra që kandidojnë. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania