Përderisa Maqedonia merret me probleme politike profesori Naser Miftari dhe ish nxënësi i tij Bujar Dalipi kanë prezentuar projektin ”Drita” dhe ”Buna”, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Projekti ‘Drita’ mund të ndriçojë nga një deri në tri llamba led me fuqi secila nga 6 Wat ose më tepër në ato vende ku mungon rryma elektrike dhe ku mund të gjenden lehtësisht burime të tensionit 12 volt me harxhime shumë të vogla. Ky projekt funksionon me panel diellor fotovoltaik që mundëson shëndrrimin e energjisë diellore në rrymë elektrike për të bërë mbushjen e baterisë, ndërsa mbushja e baterisë bëhet nëpermjet një rregullatori i cili përkujdeset për tu mos u mbi mbushur bateria”, sqaron Bujar Dalipi, student i Fakultetit të Shkencave të Aplikueshme në “Albanian University”
Projekti “Drita” në krahasim me shëndrruesit e tjerë të elelktro-industrive botërore dallon për shumë çka, prej të cilave më kryesorja janë harxhimet, ku gjatë demostrimit u pa se me këtë projekt një llambë-led harxhon vetem 0,65 amper për orë, ndërsa e njejta llambë po të vendoset me invertrin e industrive tjera harxhon 1,6 amper për orë, instrumenti matës është me saktësi të lartë. Tjetra që e bënë këtë zbulim të jetë i dalluar është fakti se është shumë i bartshem-portaiv, ku mirembajta e tij është shumë e lehtë, dhe se mbushet nga paneli diellore, pra funksionon me anë të energjisë alternative, energji kjo e së ardhmes.
“Projektin ‘Drita’ së pari e kemi prezentuar në institutin gjerman GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit)- Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në Tiranë. Në fillim kur fillova të prezentoj shpikjen tonë, ata nuk besuan teorikisht se mund të ndriçonte më shumë se 5 orë, përshkak se invertri që ata përdornin ndriçonte maksimalish 5 orë. Pas prezentimit ata u vertetuan se me anë të zbulimit tonë llamba ndriçoi për aq orë sa edhe u kishim thënë, pra 30 orë për një llambë. Pas testimit ky instiucion shpikjen tone e pranoi si projekt të cilin e dërguan në shqyrtime të mëtejshme, prej ku presim lajme të mira prej tyre” sqaron më tej Bujar Dalipi.
Projekti “Buna”, furnizohet me rrymë nga çdo bateri që ka 12 volt, mund të jetë i automobilave, kamioneve, traktorëve, dhe është paraparë që furnizimi i baterisë të bëhet me anë të paneleve diellore.
“Varësisht nga fuqia, pasi që kesaj paisjeje fuqia mund ti rregullohet, me anë të kesaj shpikjeje mund të ndriçojnë 12-13 llamba, gjithashtu me harxhime shumë të vogla, ku për ndriçmin e tyre nevojiten vetëm 2 amper për orë, pra nëse kemi një bateri prej 100 ampëreve/orë, me anë të kësaj shpikje këto llamba mund të ndriçojnë 50 orë. Kjo mund të përdoret gjithkund ku nuk ka rrymë, ose kur mungon ajo, sepse lehtësisht mund të gjendet ndonjë bateri për furnizimin e kësaj pajisjeje. Në krahasim me projektin ‘Drita’, ku rryma mund të ngacmon, tek projekti ‘Buna’ nuk ka ngacmime të rrymës elektrike edhe pse llambat, janë të parpara për 220 volt” thotë profesor Naseri.
Naseri dhe Bujari në Ekspozitën Ndërkombëtare të Shpikjeve “Makinova” në Shkup, u fituan dy çmime, për të dyja projektet, mirënjohje dhe medalje.
Projektet e tyre ishin ndër më të vizituarit prej të pranishmëve që ishin nga vende të ndryshme, ndërsa të pranishmit interesoheshin se kur ky projekt do të dal në treg.
“Pas punës gjashtë vjeçare arritëm të ndezim një varg prej 70 llambash, ku harxhimet ishin mes 9 dhe 10 amper për orë, ndërsa nga Inverter-at që përdoren nga industritë botërore, për ndriçmin e numrit të njejtë të llambave nevojiten rreth 45 amper për orë” përfundon profesor Naseri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës