LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi vizitoi QKMF-në në Podujevë

Bulliqi vizitoi QKMF-në në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë.

Gjatë kësaj vizite Bulliqi është njoftuar nga menaxhmenti i QKMF-së për punët dhe angazhimet e tyre të përditshme, nevojat dhe sfidat me të cilat ata përballen gjatë punës së tyre në shërbim të qytetarëve.

Bulliqi premtoi përkrahjen e tij dhe angazhim maksimal të ekzekutivit komunal për QKMF-në, duke pasë parasyshë gjendjën e saj, sidomos gjatë kohës së përballjes më pandeminë COVID-19.


“Do të jem në vizita të shpeshta në QKMF, për t’i parë nevojat dhe për t’i bërë intervenimet e nevojshme që ndikojnë në plotësimin e nevojave për punë dhe për shërbime cilësore ndaj qytetarëve llapjanë”, tha Bulliqi.

Kryetari Bulliqi vizitoi edhe shërbimin emergjent dhe qendrën e triazhimit për COVID-19. Nga ekipi mjekësor në këtë repart, kryetari Bulliqi u njoftua me situatën epidemiologjike dhe procesin e testimit për COVID-19.

Kryetari Bulliqi falënderoi ekipin mjekësor për angazhimin në këtë situatë të vështirë pandemike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori