LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi prezanton para Qeverisë raportin për Demarkacionin

Bulliqi prezanton para Qeverisë raportin për Demarkacionin

Komisioni për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror sot prezanton para Qeverisë së Kosovës, raportin e të gjeturave të reja në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

Në mbledhjen e qeverisë e cila nis në orën 9:00, pikë e rendit të ditës është edhe raportimi i kryetarit të këtij komisioni Shpejtim Bulliqi i cili do të prezantojë të gjeturat rreth Demarkacionit,  i cili ka konfirmuar se tashmë raporti për këtë çështje është i përfunduar.

Prezantimin e raportit nga ana e Bulliqit e ka paralajmëruar të premten edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.


“I kam propozuar që një mbledhje të ardhshme të vijnë të na propozojnë në mbledhjen e qeverisë. Me siguri si konkluzë do të dalë se marrëveshjen duhet ta procedojë Qeveria në Parlament. Të gjeturat e raportit ia procedojmë Kuvendit. Sa na përket neve si Qeveri pas njohjes së materialit nuk na mbetët shumë punë pos me proceduar në Kuvend. Mundemi të hënën me mbajt një mbledhje të qeverisë por së pari të kemi konsulta paraprake”, ishte shprehur Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori