Komisioni i sapoemëruar shtetëror për shënjimin e vijës kufitare është në pritje të udhëzimeve dhe kompetencave nga Qeveria e Kosovës, në lidhje me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Kryesuesi i këtij komisioni, Shpejtim Bulliqi, tha se komisioni i ri, si punë të parë do ta ketë shqyrtimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, por edhe do t’i analizojë të gjitha raportet që janë bërë deri më tash nga komisioni paraprak.
“Problemi është se ne presim që Qeveria të na delegojë kompetenca shtesë ose punë shtesë. Përndryshe, ju e dini që komisioni paraprak e ka përgatitur një raport dhe nëse Qeveria vlerëson tash se ne duhet të marrim në dorë atë raport, ta shikojmë, ta analizojmë e të nxjerrim konkluzione të caktuara, atëherë ne presim që ketë kërkesë Qeveria të na e bartë në mënyrë zyrtare”, tha Bulliqi.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se puna e deritanishme për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, është bërë në mënyrë të gabuar, dhe sipas tij, kjo çështje duhet rregulluar.
Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit Haradinaj, tha se kryeministri Haradinaj, pas hapit të parë për formimin e komisionit të ri, është duke i shqyrtuar mundësitë për veprimet e ardhshme dhe kompetenca që do t’i ketë ky komision.
“Hapi i parë tashmë është kryer për fillimin e një procesi të ri. Rreth kësaj teme Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Haradinaj, mbetet të studiojë të gjitha modalitetet se çka do të behet në të ardhmen. Mund t’ju them se procesi nuk do të prolongohet. Kjo çështje do të marrë një dinamikë të shpejtë. Se çka do të bëhet si hap i radhës, janë duke u studiuar të gjitha modalitet”, tha Matoshi.
Kryeministri Ramush Haradinaj, që në mbledhjen e parë të Qeverisë së re të Kosovës, shkarkoi Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, që udhëhiqej nga Murat Meha.
Kryesuesi i ri, Shpejtim Bulliqi thotë se kriteret të cilat janë zbatuar për matjen dhe përcaktimin e vijës kufitare kanë qenë të gabuara dhe ato duhet të rishikohen.
“Ato kritere kanë prodhuar një rezultat i cili faktikisht po del në kundërshtim me realitetin praktik. Këto angazhime shtesë, nëse na krijohet hapësirë dhe mundësia nga ana e Qeverisë, ne jemi të gatshëm qysh nesër të hyjmë në proces të punës”, tha Bulliqi.
Ai theksoi po ashtu se komisioni i ri nuk do të bëjë ndonjë punë të veçantë, por se do të bazohet në rregullat në fuqi dhe kërkesat e Qeverisë.
“Do të analizojmë të gjitha aspektet, edhe ato të së Drejtës Ndërkombëtare, aspektet e kritereve, edhe mund t’i përgatisim Qeverisë një raport apo vlerësim apo çfarëdo që ajo kërkon. Po prapë mbetet në kompetencat e Qeverisë se kah duhet ta orientojë zhvillimin e procesit”, tha Bulliqi.
Nga ana tjetër, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar që institucionet të punojnë në përmbushjen e kritereve për çështjen e liberalizimit të vizave.
“Siç është thënë edhe në propozimin legjislativ të Komisionit Evropian në muajin maj të vitit 2016, ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave”, thuhet në qëndrimet e Zyrës së BE-së në Prishtinë.
“Përderisa ne i njohim përpjekjet e bëra nga Kosova, tash është thelbësore që Kosova të përmbushë kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave, duke ecur përpara dhe të ratifikojë Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit dhe t’i shtojë angazhimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e konsiderojmë këtë si përgjegjësi të përbashkët të Qeverisë dhe opozitës, që t’i përmbushin kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-s.
Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Atë kohë, parti partnere në Qeveri ishin Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Tani, këto dy parti politike, njëra në Qeveri dhe tjetra në opozitë, mbajnë qëndrime të ndryshme lidhur me atë se a duhet të anulohet apo ratifikohet kjo marrëveshje.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi