Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka marrë kompetenca shtesë dhe po i shqyrton dokumentet dhe faktet ekzistuese në lidhje me shënjimin e vijës së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Shpejtim Bulliqi, kryesuesi i Komisionit shtetëror, deklaroi se Komisioni ka nisur punën dhe do të bëjë një analizë të raportit të Komisionit paraprak. Ai tha se që në fillim janë vërejtur parregullsi që ka bërë ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.
“Janë një sërë parregullsish dhe nga ajo që kemi arritur të shohim që në fillim, vërehet një tejkalim i kompetencave të atij Komisioni. Ai Komisioni nuk ka pasur të drejtë të bëjë delimitacion (caktim i kufirit) të ri të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, për faktin se ka ekzistuar një kufi i delimituar që nga viti 1946”, tha Bulliqi.
Sipas tij kompetenca e Komisionit ka qenë vetëm të gjejë pikat kufitar ku ka kaluar linja kufitare.
Bulliqi tha se analizat do të bëhen edhe na aspektin e së drejtës ndërkombëtare, fakteve hartografike, natyrore dhe atyre në gjeodezi.
“Kur të analizohen të gjitha këto gjëra, sigurisht që do të kemi nevojën që të bëjmë edhe disa vizita të drejtpërdrejta në terren”, theksoi Bulliqi.
Ndërkohë, Ali Lajçi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se nga Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror pritet punë e drejtë, pasi që sipas tij, Demarkacioni me Malin e Zi është një çështje që duhet zgjidhur.
“Duhet të dalin në terren dhe t’i bëjnë të gjitha analizat. Duhet parë të gjithë faktorët që çojnë drejt një zgjidhjeje dhe në argumentet e gjithanshme e që janë të bollshme, por që duhet të merren ato që riradhisin pikat Çakorr, Kullë, Mokna”, tha Lajçi.
Ramiz Dreshaj, banorë nga Rugova e Pejës që ka tokë afër vijës kufitare tha për Radion Evropa e Lirë, se kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë mirë që ka emëruar një Komisioni të ri për çështjen e Demarkacionit.
Dreshaj tha se do t’u besojë të gjeturave të Komisionit të ri në rast se ata do dalin në terren.
“Shpresojmë se do të ketë sukses ky Komision. Duhet të dalë në terren Komisioni i ri, pasi që Komisioni i kaluar i ka bërë vlerësimet nga tavolina me tahmin (hamendje). Duhet të dilet në të gjitha anët, në bjeshkë, në këmbë, në fshatra dhe duhet të tregojë, pra edhe pse janë hartat, duhet të tregojë se ku kanë qenë mexhat (pikat kufitare)”, tha Dreshaj.
Ndërkohë, sipas kryesuesit të Komisionit të ri shtetëror, Shpejtim Bulliqit në gjithë këtë proces ri-vlerësimi janë ftuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar dhe të gjithë ata që janë të interesuar që të ndihmojnë në zhbllokimin e gjendjes. Megjithatë, Bulliqi tha se Komisioni i jep llogari atyre të cilët e kanë formuar.
“Ne nuk jemi Komision që jemi formuar nga faktori ndërkombëtar, por jemi Komision që na kanë krijuar institucionet dhe përgjegjësinë ua japim institucioneve tonë. Sigurisht që jemi të gatshme dhe të hapur me të gjithë faktorët relevant të ulemi dhe ta diskutojmë problemin hapur. Ta diskutojmë ku janë lëshimet, ku janë problemet e defektet e gjithë këtij procesi. Por, ne jemi Komision që jemi formuar në bazë të rregullativave ligjore që janë në fuqi”, tha Bulliqi.
Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, deri më tash ka mbajtur disa takime pune, në të cilat ka analizuar pjesë të materialeve të punës të ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.
Komisioni ka konkluduar se ka nevojë edhe për një numër të konsideruar të materialeve shtesë, të cilat do të kërkohen me shkrim në disa institucioneve përkatëse.
Deputete e opozitës nga legjislatura e kaluar kanë thënë se me Marrëveshjen e vitit 2015 për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor. Pjesë e opozitës së atëhershme ishte edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili njihet për kundërshtimin e versionit të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Haradinaj ka thënë se do të priten rezultatet e punës së Komisionit të ri dhe më pas do të dilet me ndonjë zgjidhje. “Tani ne jemi në proces për të gjetur të vërtetën për Demarkacionin dhe vetëm pasi ta kemi një gjendje çfarë do të na ndihmojë që ta hapim temën, atëherë do t’i drejtohemi partnerëve politikë në Kosovë por edhe partnerëve ndërkombëtarë”.
Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, besohet se po e mbanë peng procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ngase Komisioni Evropian e ka vënë atë si kusht që Kosova duhet ta përmbushë për heqjen e vizave. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale