LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria pa njërin prej lojtarëve më të mirë, dëmtim i rënd për Chochev

Bullgaria pa njërin prej lojtarëve më të mirë, dëmtim i rënd për Chochev

Kosova sot do të debutojë në eliminatoret për Kampionati Evropian 2020, ku përballë do ta ketë Bullgarinë.

Bullgaria e ka zhvilluar një ndeshje, ku është përballur me Malin e Zi, të premten e kaluar në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje.

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Bullgarisë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Bullgarisë

Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, por bullgarët përveç rezultatit morën edhe një lajm tjetër të keq.


Në minutën e 70-të të ndeshjes futbollisti bullgar, Ivaylo Chochev e ka pësuar një lëndim të rëndë.

Christian Eriksen e Ivaylo Chochev . (Photo by Atsushi Tomura/Getty Images)

Atij i është dashur që me veturën e ambulancës të transportohet në spital.

Sipas portalit bullgar ‘Telegraf.bg’, Chochev do t’i mungojë Bullgarisë dhe skuadrës së tij Palmeros rreth tetë muaj.

Ivaylo Chochev . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Lojtari është operuar tashmë në Monza. Kjo pasi ai e kishte thyer kapakun e gjurit. /Telegrafi/