LAJMI I FUNDIT:

Bullgarët kërkojnë përfshirjen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut

Bullgarët kërkojnë përfshirjen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut

Organizatat bullgare në Maqedoninë e Veriut kërkojnë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Ata ftojnë autoritetet bullgare të mos lëshojnë pe ndaj Shkupit dhe të mos e heqin veton deri në heqjen e vizave amerikane dhe pranimin e Bullgarisë në Zonën Shengen.

“Apelojmë deri tek ju të mos bëni asnjë lëshim në çështjen e barazisë tonë. Kjo nuk mundet dhe nuk duhet të jetë subjekt negociatash dhe garanca nuk duhet të jetë premtim bosh për një të ardhme të pacaktuar. Procedura kushtetuese për regjistrimin e bullgarëve të Maqedonisë duhet të fillojë menjëherë. Bullgarët duhet të përmenden në mënyrë eksplicite dhe të njëjtë mes popujve të tjerë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”- thuhet në letrën e bullgarëve të Maqedonisë së Veriut.

Letra e përbashkët e organizatave të bullgarëve të Maqedonisë nga Shkupi, Manastiri, Prilepi, Ohri dhe Koçani u është dërguar presidentit bullgar Rumen Radev, kryeministrit Kirill Petkov, kryetarit të Kuvendit popullor Nikolla Minçev dhe grupeve parlamentare.


Pak pas formimit të Qeverisë së re, në Shkup do të vijë kryeministri bullgar Kirill Petkov. Kjo vizitë do të nënkuptojë intensifikim negociatash mes dy vendeve sipas planit të ri me disa grupe pune të cilat, sipas qeverisë së re bullgare, duken të sjellin rezultate brenda gjashtë muajve të presidencës franceze.

“Me siguri, pozita që kemi do të vazhdojë të jetë mirë e mbrojtur dhe e argumentuar por përveç kësaj ne zgjasim dorën për të filluar një dialog konstruktiv dhe ta mbindërtojmë kornizën e negociatave, të vazhdojmë formimin e pesë grupeve të punës për të cilat tashmë dini”

Parisi së fundmi ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk dëshiron ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në vendimin për fillimin e negociatave. Një gjë të tillë paralajmëroi se do ta kërkojë kryeministri shqiptar Edi Rama, në qoftë se edhe pas gjashtë muajve të presidencës franceze, Bullgaria nuk e heq veton për Maqedoninë e Veriut- pohoi Lena Borisllavova, shefe e kabinetit të Kirill Petkovit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori