LAJMI I FUNDIT:

Bullgarë e rinj që studiojnë shqipen

Bullgarë e rinj që studiojnë shqipen
Ilustrime

Dy studentë bullgarë, Vladimir Georgiev dhe Svetoslav Stfanov, tregojnë kontaktin e parë që kanë pasur me shqipen dhe çka i shtyri ata të studiojnë këtë gjuhë.

“Kontakti i parë i imi me gjuhën shqipe ishte në vitin 2009, kur dëgjova këngën e Kejsi Tolës, ‘Më merr në ëndërr’”, thotë Georgiev.

“Gjuhën shqipe kam filluar ta dëgjojë në këngë e lajme, derisa më është bërë pasion”, thotë Stfanov.


Të dy kanë ardhur në Kosovën për të qenë pjesë e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që këtë vit po shënon edicionin e 38-të. /21Media/