Buka me ullinj është njëra nga gatesat e shpeshta që zë vend në tryezën e meraklive të ushqimit

Provojeni e na thoni a u pëlqeu si shije.


Përbërësit:- 500 g miell i bardhë;- 150 mililitra ujë;- 150 mililitra lëng portokalli;- 1 qese e vogël pluhur për ëmbëlsira;- 1 lugë e vogël sodë bikarbonati;- 1 lugë e vogël lëng limoni;- 1 grusht ullinj të grirë imët;- 1 lugë e vogël kripë;- pak rigon apo rozmarinë;- pak vaj iliri.

greek cheese and olive bread 505873

Përgatitja:

Përzieni miellin, pluhurin e ëmbëlsirave, kripën, erëzat dhe sodën e bikarbonatit.

Shtoni ujin, lëngun e portokallit, lëngun e limonit dhe ngjisheni derisa të bëhet brumë i lëmuar.

Pastaj zhvendoseni brumin në tavolinë të punës në të cilën keni qitur disa pika vaj ulliri.

Tëhollojeni bukën në trashësi deri në 2 centimetra dhe qiteni në tepsi të përshtatshme.

Shpojeni pak sipërfaqen e bukës me pirun dhe qitni pak vaj ulliri, pak rigon.

Piqeni në 180 gradë celsius rreth 30 minuta.

Kur buka të ftohet, shërbejeni.

Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.